
KOSOVË-Nga të dhënat e votave të para të numëruara, në Podujevë sipas raportimeve të mediave, po kryeson kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, por pritet ende një rezultat përfundimtar.
Ndërkohë, nëse vazhdon ky rezultat, atëherë partia LDK, do të humbasë sërish, pasi në 20 vitet e fundit, nuk ka kryesuar në këtë komunë. Sakaq, disa prej zyrtarëve të lartë të LVV-së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.
Por, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet. Fituesi i zgjedhjeve në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në gjithë Kosovën, në fund të vitit 2021.
Në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut sot në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen për kryetarë të këtyre dy Komunave. Procesi i votimit është mbyllur dhe rezultatet e para priten në orën 21:00.
(k.a/dosja.al)