Politike

‘Çdo votë do rinumërohet’/ Procesi i votimit, Meta: Mos u ndikoni nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit. Ruani qetësinë!

Meta kërkon nga to që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e përzgjedhjeve të qëllimshme të kutive të numërimit që bëhen për qëllime demoralizimi. 
Featured image of article: ‘Çdo votë do rinumërohet’/ Procesi i votimit, Meta: Mos u ndikoni nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit. Ruani qetësinë! Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh për të gjithë numëruesit që po vijojnë të merren me numërimin pas procesit të votimit. Meta kërkon nga to që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e përzgjedhjeve të qëllimshme të kutive të numërimit që bëhen për qëllime demoralizimi.

MESAZHI I METËS:

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 27% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(a.b)/dosja.al

Shto Koment