LIVE UPDATES
Aktualitet

“Babai shkoi ta vizitonte, por u infektua dhe humbi jetën”, studentët shqiptarë në SHBA përballem me probleme të shumt

5 Gusht 2020, 18:24 Nga DOSJA
“Babai shkoi ta vizitonte, por u infektua dhe humbi jetën”,

SHBA- Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rasteve me koronavirus në disa shtete.

Mm pak se katër javë nga fillimi i vitit  ri akademiksituata paqartë po rrit ankthin për studentët e huaj  ende nuk kanë ardhurDisa udhëzime  reja  Agjencisë Federale  Imigracionit (ICE)dhe ngadalësimi i procedurës së vizave nga ambasadat amerikane e bëjnë situatën e tyre edhe më kaotike. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me tre studentë shqiptarë lidhur me sfidat me të cilat ata po përballen gjatë këtij rrugëtimi.

Gred Braho e kishte imagjinuar ndryshe ditën e parë të shkollës në universitetin prestigjoz të Harvardit.

“Unë faktikisht kisha planifikuar që të shkoja në Amerikë për herë të parë këtë gusht, kisha planifikuar shumë gjëra. Kisha planifikuar eksperiencën time, javën time të parë në Harvard, pjesën e orientimit, njohjen me shoqërinë e re, edhe kuptohet që u zhgënjeva pak, pasi nuk mund të shkoj atje”, i thotë Gredi Zërit të Amerikës.

Udhëzimi i ri i Agjencisë Federale të Imigracionit (ICE) nuk i lejon studentët e rinj të huaj, që do të ndjekin klasat vetëm online, të marrin viza për të hyrë në Amerikë, të paktën për semestrin e parë.

Udhëzimi i ri, megjithëse i papritur, prek një numër më të vogël studentësh. Një udhëzim i mëparshëm i Agjencisë Federale të Imigracionit që kërkonte largimin nga vendi të të gjithë studentëve të huaj për sa kohë klasat do të ishin vetëm virtuale, u anulua kur qindra universitete mbështetën Harvardin dhe Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe e sfiduan vendimin në gjykatë.

“Korrigjimi që u bë (në rregullore) në 14 korrik ishte si të thuash një lehtësim shumë i madh.// Ne kemi problem vetëm me ata studentë që nuk mund të marrin vizën, për shkak se ambasadat amerikane në vende të ndryshme akoma nuk kanë filluar aktivitetin, pra që të japin viza”, i tha Zërit të Amerikës, Lefter Daku, zëvendës dekan i financave në Universitetin Virxhinia Tek.

Ori Hoxha është pranuar të ndjekë studimet për një program pasuniversitar në MIT. Universiteti i tij ka vendosur që klasat në semestrin e vjeshtës të jenë të kombinuara, në kampus dhe online. Por në se nuk do të arrijë të marrë vizën në kohë, ndjekja e studimeve për Orin do të vështirësohej.

“Klasat janë në orare që kur llogarit diferencën e zonave nuk mund të ndiqen më virtualisht nga Shqipëria pa llogaritur këtu edhe faktin që masteri im shkencor përshembull kërkon edhe eksperienca në laborator që duhet të jesh aty në person për të kryer detyra apo projektet e numërta. Kështu barriera për ta ndjekur programin me sukses, vazhdon e rritet gjithmonë e më shumë”.

“Një nga arsyet kryesore përse dua t’i vazhdoj studimet në Shtetet e Bashkuara është se dua të çoj në fund ëndrrën e babait, dua t’ja realizoj atë ëndërr që ai kishte për mua”, thotë tudent i vitit të tretë në universitetin City College të Nju Jorkut Arbis Vraja.

Për të situata është më komplekse, pasi iu desh të ndërpriste studimet në prill pasi i ati, që kishte shkuar në Nju Jork për ta vizituar, u prek nga koronavirusi dhe ndërroi jetë. Pas gjithë këtyre humbjeve, Arbis po përpiqet të sqarojë situatën me këshilluesit e tij akademikë për të ditur se si do t’i vazhdojë studimet.

Studentëve u është dhënë në disa raste opsioni për ta shtyrë vitin shkollor. Megjithatë jo shumë universitete e kanë inkurajuar këtë qasje për shkak të ndikimit të madh që pagesat e studentëve të huaj kanë për financat e tyre.

“Kjo nuk është stimuluar shumë sepse ka një impakt shumë negativ në buxhetin vjetor të universitetit Virxhinia Tek. Për shkak të numrit të madh të studentëve të huaj impakti është shumë domethënës për vitin që vjen dhe situata është shumë e vështirë për tu parashikuar”, thotë Lefter Daku, zëvendës dekan i financave në universitetin Virxhinia Tek.

Gredi, ka vendosur të fillojë klasat online në fund të gushtit duke shpresuar se një ditë do të jetë në kampusin e Harvardit.

“… mendoj edhe anën tjetër që duhet vënë siguria në rradhë të parë. Kështu që kur i mendoj të gjitha këto them që edhe sikur të bëj një semestër ose dy semestra online mjafton që unë atje do të shkoj gjithsesi”.

Ori është optimist se situata mund të ndryshojë shpejt.

“Kaq shpejt sa po ndryshojnë gjërat këto muajt e fundit, unë vazhdoj të qendroj me shpresë. Pse vetëm ndryshimet negative të jenë të shpejta, pse mos të jenë edhe ato pozitive të shpejta? Kështu që shpresoj akoma se do të jem i aftë ta ndjek semestrin duke filluar nga gushti”.

Kolegjet amerikane presin të kenë një rënie të madhe në numrin e studentëve që vijnë nga jashtë në mes të pandemisë dhe një ngadalësimi në përpunimin e vizave.

(Marrë nga VOA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gred braho  problemi i shqiptareve ne shba studentet shqiptare ne shba gred braho  problemi i shqiptareve ne shba studentet shqiptare ne shba

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën