Sport

“Problemi është te gjendja fizike”, Elseid Hysaj tregon 90 minutëshin e dobët: Nuk e kuptova kartonin e dytë të verdhë

Në intervistë pas ndeshjes, mbrojtësi u shpreh se problem ishte gjendja fizike
Featured image of article: “Problemi është te gjendja fizike”, Elseid Hysaj tregon 90 minutëshin e dobët: Nuk e kuptova kartonin e dytë të verdhë Elseid Hysaj-Futbollist i Kombëtares

TIRANË-Elseid Hysaj, ashtu si dhe kombëtarja nuk ishte në mbrëmje të mirë sot me Shqipërinë duke qenë se mori edhe dy kartonë të verdhë. Në intervistë pas ndeshjes, mbrojtësi u shpreh se problem ishte gjendja fizike.

“Nuk krijuam asnjë rast, ato luanin mirë me topin. Problemi është te gjendja fizike, se ne nuk kemi filluar kampionatet. Besoj që kemi faj vetë, se nuk krijuam raste. Nervozizmi? Një karton mund ta kuptoja të parin, të dytin nuk e kuptoj. Arbitri se pse e dha, isha pak nervoz se doja të fitonim ndeshjen. Të shfaqnim temperamentin, duke parë që edhe Bjellorusia kishte fituar.

Ndeshjet e radhës? Shpresoj që do jemi më mirë, se lojtarët do marrin minuta. Do jemi më gati se tani. Ishte taktikë të rrinim lart, apo ishte gabim qëndrimi në goditjet standarte? Besoj që i kemi provuar këto raste dhe ishte mendim i trajnerit të hynte dhe Mihaj. Më pas gabuam në passim, Mihaj. Ndodhi diçka që nuk e prisnim, por nuk do të ndodhi në ndeshjet e tjera”, u shpreh Hysaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment