Politike

Problemet me internetin tek Avokati i Popullit, deputetët tek Ligjet e marrin me humor, Hysi: 10 mijë lekë më shumë kushton një linjë më e mirë (BATUTAT)

  • Avokatja e Popullit raporton para Komisionit të Ligjeve, u përgjigjet pyetjeve të deputetëve (VD)
  • Por diskutimi është bërë online dhe problematika e internetit ka ndërprerë disa herë replikat.
    Featured image of article: Problemet me internetin tek Avokati i Popullit, deputetët tek Ligjet e marrin me humor, Hysi: 10 mijë lekë më shumë kushton një linjë më e mirë (BATUTAT) Avokatja e Popullit duke raportuar

    TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar sot raportin e Avokatit të Popullit, ku deputetët kanë mundur të bëjnë dhe pyetje. Por diskutimi është bërë online dhe problematika e internetit ka ndërprerë disa herë replikat.

    Në një moment Erinda Ballanca teksa fliste nuk dëgjohej më, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi i kanë sugjeruar avokates që të rregullonte linjën e internetit dhe të shpenzonte pak më shumë për këtë pjesë.

    REPLIKAT DHE BATUATAT

    Ballanca: Nuk e di më shkëputet linja, dikush në fik mikrofonin automatikisht.

    Hysi: Forco internetin se nuk kushton shumë, një linjë më e mirë kushton 10 mijë lekë shtesë.

    Manja: Edhe këtë do e bëjmë pikë në rezolutë, do ta bëjmë pjesë të buxhetit forcimin e internetin për Avokatin e Popullit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ballanca: E kemi nga AKSHI internetin, nuk e paguajmë ne.

    Manja: A je në rregull tani, ka linjë?

    Ballanca: Po më thonë nga shërbimnet tuaja që mund të futem nga telefoni, mund ta bëj tani?

    Manja: Po patjetër.

    Fino: Siç kanë rënë kërkesat për Avokatin e Popullit dhe besimin për insitucionin, ashtu ka rënë dhe besueshmëria për internetin prandaj nuk ka linjë të mirë.

    Manja: Mos e konsumo që tani diskutimin se jemi live.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment