Bota

Probleme në mushkëri e mëlçi dhe diabet të theksuar, mësuesja britanike triumfon në betejën me Covid-19, rrëfen sekretin! Ja si e mposhti virusin vdekjeprurës

Mësuesja me diabet dhe me probleme në mushkëri rrëfen si e fitoi luftën me koronavirusin.
Featured image of article: Probleme në mushkëri e mëlçi dhe diabet të theksuar, mësuesja britanike triumfon në betejën me Covid-19, rrëfen sekretin! Ja si e mposhti virusin vdekjeprurës Mësuesja britanike, Sarah Hall.

BRITANI– Një mësuese e shkollës së mesme me diabet të tipit 1 ka përshkruar se si e mundi virusin, pasi ajo e hoqi mendjen nga Covid-19 dhe u përpoq të ruante qetësinë. Përveçse është me diabet të tipit 1, mësuesja vuan gjithashtu nga një gjendje e quajtur A1AT, e cila prek mushkëritë dhe mëlçinë e saj, por ajo nuk u dorëzua.

26-vjeçarja Sarah Hall filloi të ndihej e dobët nga fillimi i muajit mars, por ja vuri fajin punës së saj për këtë ndjenjë lodhjeje. Më pas ajo filloi të vërejë se ishte më e ndjeshme ndaj të ftohtit se zakonisht, dhe një ditë më pas zhvilloi një kollë, e cila çoi në izolim për një periudhë prej 14 ditësh.

Pasi bëri një telefonatë në urgjencë, asaj iu komunikua që ka të ngjarë të jetë e infektuar me koronavirus. Por, Sara vazhdoi të punonte nga shtëpia, pavarësisht se ndjehej keq dhe ishte e ligështuar në shumicën e kohës.

Ajo i tha Daily Telegrafit: “U mundova të marr frymë dhe ndjeva vazhdimisht marrje mendësh. Por unë u përpoqa të ruaja qetësinë, të pi shumë ujë dhe të mbaja veten të zënë me punë aq sa të mundja, duke hequr mendjen nga Covid-19.”

Dy ditë më vonë, ajo filloi të ndjehej më mirë, por pasdite ajo filloi të djersiste shumë, duke humbur vetëdijen, pati të vjella, kollë të fortë dhe mungesë frymëmarrjeje.

Ajo nuk ishte e sigurt nëse do të shkonte apo jo në spital, por pasi u ndje shumë keq telefonoi përsëri urgjencën. Ata u vonuan shumë, dhe Sarah tregon se si operatori u përpoq ta bindte që të anulonte ambulancën. Pavarësisht këmbënguljes, ambulanca nuk mbërriti kurrë në destinacion. E dëshpëruar pasi nuk mund të merrte as taksi për të lëvizur, pasi mund të rrezikonte të tjerët, e reja priti bashkëshortit e saj deri në orën 5 të mëngjesit, që ta dërgonte në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orën 5 të mëngjesit, bashkëshorti i e dërgoi atë në Royal Free Hospital, në Hampstead, Londër. Pasi rezultoi pozitive me koronavirus, ditën tjetër ajo u dërgua në shtëpi.

Në shtëpi, Sarah tani ka filluar të rikuperohet. Një javë pasi shkoi në spital, simptomat e saj filluan të zbeheshin, megjithëse ende pa një frymëmarrje të mjaftueshme. Mësuesja arriti të fitojë në betejën e saj me koronavirusin, pavarësht sëmundjeve të saj të vështira.

Duke përshkruar përvojën e saj, ajo tha: “Nuk është e këndshme, por pavarësisht gjendjes time me mushkëritë dhe diabetit, unë e munda virusin”.

Burimi: Metro.uk

R.L/Dosja.al

Shto Koment