Sociale

Probleme në Gjirokastër, kushtet e këqija mbyllin shkollën “Së bashku”, nxënësit dërgohen në Qendrën Komunitare (VD)

Shkolla “Së bashku” në lagjen Zinxhira të Gjiokastrës është mbyllur dhe të gjithë nxënësit do të detyrohen që të shpërngulen në një qendër komunitare.

GJIROKASTËR- Viti i ri shkollor ka nisur me probleme në Gjirokastër. Sipas informacioneve mësohet se në një prej shkolla, mësimi nuk do të fillojë sot.

Shkolla “Së bashku” në lagjen Zinxhira të Gjiokastrës është mbyllur dhe të gjithë nxënësit do të detyrohen që të shpërngulen në një Qendër Komunitare.

Kjo shkollë ka një numër të lartë nxënësish të komunitetit egjiptian. Shkak për mbylljen e kësaj shkolle janë bërë kushtet e këqija në të cilat zhvillohej mësimi.

Sipas informacioneve shkolla që tashmë është e mbyllur, nuk ofronte kushte të mira dhe kishte rrezik për jetën e nxënësve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment