Aktualitet

Probleme me zemrën! Sazan Guri operohet, feston 64-vjetorin në spital, surpriza që i bënë në mesnatë me age

Sazan Guri dje ka festuar ditëlindjen e tij të 64 në një prej spitaleve private në Tiranë. Megjithatë është surprizuar nga dy prej anëtarëve të stafit të personelit mjekësor.

TIRANË–  Ambientalisti Sazan Guri ka hasur në probleme shëndetësore. Ai është operuar në zemër pas një problemi me një venë. Ka qënë vetë ai që e ka dhënë lajmin për ndjekësit e tij në rrjete sociale, duke u treguar prognozën që i kishtë dhënë mjeku.

“Të dashur ju miq të vërtetë, do doja të ndaja një shqetësim, se thonë që përgjysmohet. Më shtrëngonte zemra këto ditë, dhe dje nga analizat në gjyqin Laknas, prapë analizat, tani dergjem si pacient në spitalin 1, në pritje për ndërhyrje nesër. Thonë stenoze, unazë, zemrën e ke puntore, por një venë nuk e ushqen mirë. Kush di, se çfarë është më mirë vënie unaza apo kurim me vajlini, omega 3, çajra të fortë bimorë për tretje yndyrnash, etj., etj?,”-tregoi Guri.

Por mesa duket gjithçka ka përfunduar me sukeses, pasi Guri dje ka festuar ditëlindjen e tij të 64 në një prej spitaleve private në Tiranë. Megjithatë është surprizuar nga dy prej anëtarëve të stafit të personelit mjekësor, të cilët me dy age i kanë sajuar ato që supozohet të ishin qirinjtë e tortës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi priten sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64-vjetorin, dhe unë siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër,”-tregoi ai.

Kohët e fundit, Sazan Guri ishte kthyer sërish në vëmendjen e opinionit lidhur me qëndrimet e tij për pandeminë e koronavirusit, të cilin e mohon se ekziston.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment