Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të Korçës

Malo u hetua vetëm për kriterin e pasurisë, ku u gjetën parregullsi dhe për këtë arsye KPK vendosi ta shkarkojë, pavarësisht kundërshtimeve të Malos, e cila ngriti pretendime për shkeljen e së drejtës dhe paragjykim të procesit.
Featured image of article: Probleme me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të Korçës Brunilda Malo

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës, Brunilda Malo.

Malo u hetua vetëm për kriterin e pasurisë, ku u gjetën parregullsi dhe për këtë arsye KPK vendosi ta shkarkojë, pavarësisht kundërshtimeve të Malos, e cila ngriti pretendime për shkeljen e së drejtës dhe paragjykim të procesit.

Gjyqtarja nuk mundi të justifikonte të ardhurat prej 24.1 milionë lekësh të bashkëshortit të ndjerë, i cili ishte administrator dhe aksioner i kompanisë “D&G Construction”.

Brunilda Malo e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995 si gjyqtare në Kolonjë. Në vitin 2003, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht.

Gjatë hetimit administrativ, Malo kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se nuk kishte marrë në shqyrtim provat e dorëzuara prej saj si dhe për shkelje të të drejtës për t’u njohur me vlerësimin e dy kritereve të tjera. Kërkesa u rrëzua nga një trupë tjetër gjyqësore.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment