Aktualitet

Probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon gjyqtarin e Shkodrës Ahmet Jangulli

Një vit më parë KPK shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.
Featured image of article: Probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon gjyqtarin e Shkodrës Ahmet Jangulli Ahmet Jangulli

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Një vit më parë KPK shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli.

Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, mori këtë vendim për shkak të paaftësisë profesionale si dhe problemeve të gjyqtarit për mosjustifikimin e pasurisë me burime të justifikuara.

Në seancën dëgjimore, KPK sqaroi se gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Edhe  DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm  për këtë detyrë.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me një prokuror për lirimin e 3 të pandehurve.

Gjithashtu sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i Administratives Shkodër ka pasur probleme dhe ankesa edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij. Vendimi i KPK ishte ankimuar nga vetë gjyqtari Jangulli.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment