Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe pronar i një makine të vjedhur/ U shkarkua nga KPK, KPA lë në fuqi vendimin për Arben Zefin

Zefi u shkarkua më 10 janar të vitit 2019, pasi në dosjen e tij u gjetën një mori problemesh të pasurisë, përfshi asete të padeklaruara dhe pronësi mbi një makinë e cila rezultoi e vjedhur.
Featured image of article: Probleme me pasurinë dhe pronar i një makine të vjedhur/ U shkarkua nga KPK, KPA lë në fuqi vendimin për Arben Zefin Arben Zefi

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-drejtuesin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefin. 

Zefi u shkarkua më 10 janar të vitit 2019, pasi në dosjen e tij u gjetën një mori problemesh të pasurisë, përfshi asete të padeklaruara dhe pronësi mbi një makinë e cila rezultoi e vjedhur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.16/2019, datë 01.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Zefi, kundër vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 97, datë 10.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Zefi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.07.2020.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment