Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe me hetimet e aksidenteve në miniera, KPK shkarkon kryeprokurorin e Matit

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare e kryeprokurorit të Matit ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë.
Featured image of article: Probleme me pasurinë dhe me hetimet e aksidenteve në miniera, KPK shkarkon kryeprokurorin e Matit Hysni Vata

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatë seancës së sotme, trupa gjykuese ka hasur probleme në tre shtyllat në të cilat bazohen kritetet e Vettingut.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare e kryeprokurorit të Matit ka balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë.

Sa i përket kriterit profesional, DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës. Ndërsa Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka publikuar gjatë seancës së sotme disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Të gjitha këto shkelje, bënë që trupa gjykuese e KPK-së, të shkarkonte nga detyra kryeprokurorin, dy vite pasi e drejtonte këtë institucion.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment