Aktualitet

Probleme me justifikimin e parave/ KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci

Trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi në mënyrë unanime që të largojë Gjacin nga sistemi i drejtësisë.
Featured image of article: Probleme me justifikimin e parave/ KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci Pashk Gjaci

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i njohur ndryshe si KPA ka vendosur ditën e sotme që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-kryegjyqtarit të Përmetit, Pashk Gjaci.

Sipas njoftimit të KPA, trupi gjykues i Kolegjit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe Ardian Hajdari, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz anëtarë, vendosi në mënyrë unanime që të largojë Gjacin nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi për shkarkimin e tij u morr nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 21 mars 2019, pasi u konstatuan probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Gjaci edhe pse ka punuar më parë si avokat, nuk kishte mundur që të dokumenonte burimin e të ardhurave të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu probleme u konstatuan edhe në pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e tij, i cili pranoi se dokumentet e dorëzuara prej tij kanë mangësi ligjore. Megjithatë në sallë ai argumentoi se pasurinë e kishte vendosur në sajë të punës së tij si avokat, para se të emërohej në krye të Gjykatës së Përmetit.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment