Aktualitet

Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Sarandë, vijon procesi manualisht

Pavarësisht këtij problemi ka vijuar procesi me regjistrimin manual të votuesve.
Featured image of article: Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Sarandë, vijon procesi manualisht Zgjedhjet ne Shqiperi

SARANDË- Në Sarandë janë hasur probleme me pajisjen që bën identifikimin elektronik në qendrën e votimit nr 57, Shkolla Petro Sota. Pavarësisht këtij problemi ka vijuar procesi me regjistrimin manual të votuesve.

Në këtë qendër votimit pritet të votojnë 44265 qytetarë, 20922 femra – 23343 meshkuj

Edhe në qendrën e votimit 4662/2 në kopshtin nr 1 Sarandë, nuk punon identifikimi biometrik i qytetarëve. Pajisja identifikon kartën e identitetit, por nuk punon versioni i identifikimit të gishtit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët!

(e.k/dosja.al)

Shto Koment