LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Pro pushkatimit’/ Vrasja makabre në Fier, rrjeti ‘SHPËRTHEN’: Ëngjëlli është vrarë

16 Nëntor 2021, 21:29 Nga DOSJA
‘Pro pushkatimit’/ Vrasja makabre në Fier, rrjeti

FIER– Një vrasje masakër ka ndodhur në Fier ditën e sotme, ku një 8-vjeçar është vrarë dhe më pas është groposur në oborrin e banesës së fqinjit të tij, Klodian Çalamanit. Autori i vrasjes e ka marrë të miturin në banesën e tij dhe pasi e ka qëlluar me lopatë pas koke duke e groposur më pas në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja makabër ka sjellë reagime të forta në rrjet, ku mbizotëron ajo e rikthimit të dënimit me vrasje për dënime të tilla. Në reagime të forta është bashkuar politika shqiptare, e po ashtu personazhe me ndikim në vend, si reperi Noizy apo dhe moderator Blendi Fevziu.

Dosja.al ka mbledhur të gjithë reagimet në rrjet në një artikull të vetëm…

REAGIMET NJË PAS NJË:

Blendi Fevziu: Nje femije 8 vjecar, krejtesisht i pafajshem, ka munguar sot ne shkolle. Engjelli i vogel eshte rrembyer, vrare dhe groposur nga fqinji i tij, me gjase nje i semure mendor, por edhe nje kriminel perserites. Pertej te qenit nje krim makaber, nje ngjarje e tmerrshme dhe nje vrasje tejet troditese, ajo eshte nje kembane per shoqerine tone. Detajet nuk kane dale ende, por nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji. Kur i hyn me ne thellesi befas zbulon qe vrasesi dhe krimineli, ka kryer edhe here te tjera tentativa te ngjashme. Dhe e kane ditur te gjithe, lagjia, komshinjte, policia dhe drejtesia qe me gjase e ka lene te lire. Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe vrasesit do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin. Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga krime te tjera, duhet te bejme presion te gjithe. (P.s kete thame edhe ne ngjarjen e tmerrshme te dikurshme te Palases, por vec nje impenjimi 2 – 3 mujor, e gjitha u harrua). ENGJELLI I VOGEL DHE I PAFAJSHEM U PREHTE NE PAQE!

Ylli Manjani: Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë! Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e t’i paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë! Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier! Nuk ka asnjë kuptim t’i zini me policë kur ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë! Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë! Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit! U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët! Bah, çfarë çmendurie! Çfarë trishtimi!

Taulant Balla: Krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të mënjëhershëm nga drejtësia.

Jorida Tabaku: Në emër të Grupit Parlamentar të PD por besoj edhe të kolegëve socialistë, shpreh mendimet dhe lutjet tona për ngjarjen makabër që ka ndodhur sot në Fier. Sot jemi të gjithë me familjen e atij fëmije, që fatkeqësisht nuk jeton më!

Erisa Xhixho: Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër! Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8 vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë!

Noizy: Une jam “PRO” ligjit për pushkatim. Për mostra si Klodian Çalamani & Pordhonues. Le të na vonohet Edhe ca vjet anetarsimi në Europe ska gje

LAJMI KRYESOR: HORROR në Fier! Fqinji MOSTËR rrëmben dhe gropos në oborr fëmijën 8 vjeç (ZHVILLIME)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani vritet i mituri ne fier klodian çalamani vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni