Sport

Privatizimi i Vllaznisë drejt finalizimit, Voltana Ademi: Do prezantojmë propozimin, kemi një avantazh

"Këshilli Bashkiak do të përcaktojë se sa përqind të aksioneve do të shiten dhe çmimi fillestar. Bëhet fjalë për një procedurë tërësisht transparente dhe të konfirmuar”
Featured image of article: Privatizimi i Vllaznisë drejt finalizimit, Voltana Ademi: Do prezantojmë propozimin, kemi një avantazh Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në emision “Fair Play” të Enkeleda Zeikos në Syri TV në lidhje me privatizimin e Vllaznisë. Ajo ka përsëritur se skuadra ka vuajtur nga mungesa e fleksibilitetit, por kurrsesi nuk ka prishur punë për privatizimin e klubit.

“Klubi Vllaznia është 100% shoqëri aksionere e themeluar nga Bashkia Shkodër. Mënyra e organizimit, duke qenë publike, ka vështirësitë e veta. Ka patur përpjekje gjatë gjithë këtyre viteve për t’u privatizuar, por nuk ka ndodhur asnjëherë. Në kuptimin juridik është shitja e aksioneve, jo privatizimi. Te Vllaznia nuk ka asnjë rast pagesa që kryhen jashtë sistemit”.

“Procedura e privatizimit, nuk mund të përshpejtohet. Për momentin po flasim për procedurë, pasi nuk mund të flasim për ofertë nga kandidatë të ndryshëm. Kemi folur me ekspertë për të modeluar procesin e privatizimit. Vllaznia është klubi i parë shqiptar dhe kjo i jep një avantazh. Procesi është në fazën që kemi bërë një raport paraprak, kemi mbyllur bilancet e vitit 2019 dhe në ditët në vijim po bëhemi gati të prezantojmë në Këshillin Bashkiak një propozim që Bashkia e Shkodrës të vendosë në shitje aksionet e klubit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Këshilli Bashkiak do të përcaktojë se sa përqind të aksioneve do të shiten dhe çmimi fillestar. Bëhet fjalë për një procedurë tërësisht transparente dhe të konfirmuar”, deklaroi kryebashkiakja e Shkodrës.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment