LIVE UPDATES
Bota

Pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze

9 Janar 2021, 08:41 Nga DOSJA
Pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut nga presidenca portugeze

Edhe pse në shikim të parë duket se Portugalia nuk e ka prioritet Ballkanin Perëndimor, sistemi i BE-së nuk e lejon një përjashtim të tillë, sepse puna e Komisionerit për Zgjerim vazhdon të mbetet aktive për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet kandidate.

Nga përvoja e deritanishme e BE-së, Portugalia do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë si paraardhëse dhe Slloveninë si pasardhëse. Këto dy shtete të fundit e dinë shumë mirë vlerën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe rrezikun nëse kjo rrugë nuk vazhdon më tutje.

Dimitrov: Gjermania mbetet e përkushtuar për zgjerimin e BE-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, mendon se Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë për idenë e zgjerimit të BE-së meqë Berlini mbetet i përkushtuar për këtë çështje. Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes që viti 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, thotë Nikolla Dimitrov.

“Procesi i aderimit është vegël për evropianizim. Mirëpo, neve askush nuk po na i lidh duart për të punuar në evropianizimin, nëse nuk kemi më qasje në procesin e aderimit. Mendoj se sa më shumë që të punojmë në shtëpi, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë edhe në aspektin e fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, shprehet Dimitrov.

Rruga e Maqedonisë së Veriut është shumë e vështirë. Shumë e ngushtë dhe shumë e pjerrët, procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë, dhe mendoj se dështimi i Bashkimit Evropian në zbatimin e vendimit personal dërgoi sinjal negativ për një rajon që është i rrethuar gjeografikisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, thotë Dimitrov.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov njoftoi se bisedimet me Bullgarinë nuk do të vazhdohen deri në përfundimin e zgjedhjeve të 28 marsit.

“Një pjesë e forcave politike bullgare dëshirojnë që këtë çështje ta shfrytëzojnë në fushatë. Nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse përfshihemi në këtë histori. Mendoj se është koha që të pushojmë pak nga ky problem dhe praktikisht nga Bullgaria. Është koha që ta investojmë energjinë dhe kohën e limituar që kemi, në rregullimin e oborrit tonë”, tha Dimitrov.

Musliu: Diplomacisë vendase i duhet një lobim më i fuqishëm

Maqedonia e Veriut në dallim nga presidenca gjermane nuk mund të presë shumë nga presidenca e Portugalisë për sa i përket zgjerimit, por megjithatë Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj, mendon Albert Musliu analist politik.

“Mendoj se nëse diplomacia jonë, insiston, lobon sa duhet, prezanton rastin tonë së bashku edhe me Shqipërinë, mendoj se mund të rezultojë edhe me intensifikimin e nevojës për zgjerimin e BE-së. Mendoj se do të ketë pak më shumë punë për diplomacinë tonë dhe të shteteve mike me qëllim që çështja e zgjerimit të mos anashkalohet”, shprehet Albert Musliu. Ai është optimist se pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari do të bien tensionet mes dy vendeve fqinje.

“Pas zgjedhjeve në Bullgari mendoj se do të relaksohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Që tani vërejmë se ka rënë intensiteti i fjalosjeve ndërmjet dy palëve. Jam i bindur se pas zgjedhjeve në Bullgari tensionet do të zbuten”, deklaron Albert Musliu.

Edhe BE do të ndihmojë në bisedimet midis Shkupit dhe Sofjes

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Augusto Santosh Silva, në një takim me gazetarët, ka theksuar se hapja e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën do të jenë ndër prioritetet e kryesimit portugez. Ai paralajmëroi se kryesimi portugez përmes bisedimeve do të përpiqet që të tejkalohen keqkuptimet mes Sofjes dhe Shkupit.

“Tani kemi situatë të re, çështjet e vendosura nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedoj në mënyrë intensive me qeveritë e RMV-së dhe Bullgarisë. Sepse është me rëndësi që me kujdes të dëgjosh argumentet e dy palëve. Kur kjo do të bëhet, është lehtë të kuptohet se ekziston një bazë e përbashkët mbi të cilët mund të punohet”, ka deklaruar Silva.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni be maqedonia e veriut be maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni