Sport

Priti të debutonte me Barcelonën por nuk ndodhi, Manaj drejt divorcit,klubi pret ofertat

Në profilin e tij në “Instagram” futbollisti dërgoi një mesazh lamtumire për Barcelonën dhe një përshëndetje për shokët e skuadrës së tij
Featured image of article: Priti të debutonte me Barcelonën por nuk ndodhi, Manaj drejt divorcit,klubi pret ofertat Rey Manaj

SPANJË-Rey Manaj mund ta mbyllë aventurën e tij te Barcelona B. Në muajin janar, sulmuesi shqiptar u transferua nga Albacete për në Katalunjë për 700 mijë euro dhe 2 milionë euro si bonuse në bazë të rendimentit të tij për tri vite e gjysmë kontratë. Por 7 muaj më vonë, burime brenda klubit të Barcelonës bëjnë me dije se ky transferim nuk ishte ashtu siç prisnin.

Lojtari mendoi se mund të bënte hapin e madh për të shkuar te Barcelona A. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe tani sulmuesi pritet të largohet për një tjetër skuadër. Në profilin e tij në “Instagram” futbollisti dërgoi një mesazh lamtumire për Barcelonën dhe një përshëndetje për shokët e skuadrës së tij.

 

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gracias a todos ..🔴🔵

A post shared by Rey Manaj 🇦🇱 (@reymanaj97) on

“Faleminderit të gjithëve”, shkruante Manaj, teksa postoi foton me skuadrën Barcelona B pas humbjes së finales për t’u ngjitur në Ligën e Dytë spanjolle.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment