Kuriozitete

Për shkak të motit ‘SpaceX, shtyn udhëtimin historik, të kërkimit hapësinor

Mësohet se në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken. Sipas mediave për këtë qëllim kjo kompani ka punuar për 9 vite me radhë.
Featured image of article: Për shkak të motit ‘SpaceX, shtyn udhëtimin historik, të kërkimit hapësinor Austrounautet

AMERIKË – ‘SpaceX’, kompania e Elon Musk së bashku me NASA-në të cilët do të nisnin raketën e parë drejt kërkimit hapësinor me njërëz në bord e kanë shtyrë për ditën e shtunë , dhe kjo për arsye të motit që ishte me studhi dhe vetëtima.

Mësohet se në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken. Sipas mediave për këtë qëllim kjo kompani ka punuar për 9 vite me radhë.

Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence shkuan në Cape Canaveral për të parë nisjen, ku lista e të ftuarve ishte mjaft e kufizuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

Para nisjes, Elon Musk dhe Administratori i NASA-s Jim Bridenstine, me maska mbrojtëse në fytyrë ishin të pranishëm në ndërtesën e Qendrës Kennedy për t’u takuar me dy astronautët, të cilët nuk mbanin maska. Astronautët pastaj dolën nga ndërtesa, përshëndetën me dorë anëtarët e familjes dhe personat e tjerë dhe u futën në një makinë Tesla me të cilën shkuan në platformën e nisjes.


(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment