Aktualitet

Nuk ka shtrëngim masash! Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, mësimi për ‘zonat e kuqe’ vijon online

VIDEO
Edhe bizneset si lokale, bar kafe dhe restorante, do të vijojnë të jenë të mbyllura dy javët në vijim në këtë fashë orare. Mësimi për shkollat e mesme të zonave të kuqe, do të vijojë të mbetet online. Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.
Featured image of article: Nuk ka shtrëngim masash! Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, mësimi për ‘zonat e kuqe’ vijon online

TIRANË– Shqipëria do të vijojë të mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera. Në daljen për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve, bëri me dije se nga sot, për dy javë të tjera, nga ora 20:00-06:00, nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar pa leje të posaçme, apo pa një arsye të domosdoshme. Edhe bizneset si lokale, bar kafe dhe restorante, do të vijojnë të jenë të mbyllura dy javët në vijim në këtë fashë orare.

Mësimi për shkollat e mesme të zonave të kuqe, do të vijojë të mbetet online. Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e uljes së rasteve të reja me Covid-19. E pranishmë në daljen e Komitetit Teknik për prezantimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Fico u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e thjeshtë që janë vendosur. Ajo shtoi gjithashtu se vijon të ketë një rritje të moshave të reja, të cilat preen nga Covid-19. Sipas Ficos, nisja e vaksinimit nuk është diçka që duhet të na vetëkënaqë. Drejtoresha e ISHP-së e cilësoi një fillimi rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, por që duhet të zbatohen masat rregullisht.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se në pavionet e pediatrisë ka një përmirësim të lehtë përsa u përket fëmijëve të infektuar. Rakacolli tha se gjithsesi vijon të ketë fëmijë me Covid-19 që shfaqin simptoma të rënda. E pyetur për urbanet dhe mbingarkesën e tyre me qytetarë, ajo u shpreh se askush nuk detyron askënd që të hipë aty. Sipas Rakacollit, kontrollet vijojnë por janë qytetarët ata që duhet të mendojnë për vetën dhe për familjarët e tyre. Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh e prerë se asnjë nga masat e marra prej tyre nuk ka lidhje me afrimin e zgjedhjeve. E pyetur për mos mbylljen totale të vendit, si shumë shtete të Europës, Rakacolli tha se kjo gjë nuk sjell ndonjë përmirësim të dukshëm, por që gjithçka matet me indikatorët tregues të situatës. Edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shtoi të njëjtën gjë.

Komiteti Teknik i Ekpsertëve preku ditën e sotme gjatë mbledhjes së zhvilluar edhe dërgimin e mostrave për variantet e reja për ekzaminim në Angli. Rakacolli u shpreh se kanë komunikimi të përditshëm për përgjigjet ndërsa Fico tha se është proces që kërkon kohë e se me firmën apo pa firmën e Anglisë kanë dyshimet e tyre për variantet e reja. Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1021 të infektuar, një prej shifrave më të larta në vend. Ndërsa 19 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID, duke e çuar totalin në 1715 viktima.

Në fuqi mbeten masat:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë;

Aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-06:00;

Kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz;

Zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;

(a.b;f.m/dosja.al)

  • 11:28

    Rakacolli flet për fëmijët e infektuar: Ka një përmirësim të lehtë….Urbanet? Nuk ju detyron njeri të hipni, mendoni për veten dhe familjarët


    Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se në pavionet e pediatrisë ka një përmirësim të lehtë përsa u përket fëmijëve të infektuar. Në daljen publike me Komitetin Teknik për njoftimin e masave gjatë pandemisë, Rakacolli tha se gjithsesi vijon të ketë fëmijë me Covid-19 që shfaqin simptoma të rënda. E pyetur për urbanet dhe mbingarkesën e tyre me qytetarë, ajo u shpreh se askush nuk detyron askënd që të hipë aty. sipas Rakacollit, kontrollet vijojnë por janë qytetarët ata që duhet të mendojnë për vetën dhe për familjarët e tyre.

    “Vazhdojmë të kemi fëmijë të infektuar. Ka një përmirësim të lehtë pavarësisht se kemi ende të infektuar. Për kontrollet në urbane, vijojnë të bëhen. Gjithsesi zgjedhja është personale. Nuk arrihet suksesi me forcë. Nuk të detyron njeri të hipësh në urban, kur shihet që është plot nuk hipet. E kuptojmë që njerëzit nxitojnë të kapin oraret e punës, por që duhet të kujdesemi për vetën dhe familjarët. Gjithsesi, inspektoriati është duke punuar,”- tha Rakacolli ndër të tjera.

  • 11:23

    A lidhen masat me afrimin e zgjedhjeve? Rakacolli dhe Brataj: Absolutisht jo, shëndeti është primar!


    Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh e prerë se asnjë nga masat e marra prej tyre nuk ka lidhje me afrimin e zgjedhjeve.

    E pyetur për mos mbylljen totale të vendit, si shumë shtete të Europës, Rakacolli tha se kjo gjë nuk sjell ndonjë përmirësim të dukshëm, por që gjithçka matet me indikatorët tregues të situatës. Edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shtoi të njëjtën gjë.

    Pjesë nga fjala e tyre: 

    Mira Rakacolli: Kjo gjë ishte e re për të gjithë botën. Nuk lidhet absolutisht me zgjedhjet. Lidhet me indikatorë të rëndësishëm në popullsi. Masat që kemi arsyetuar janë vendosur për të ndalur përhapjen e Covid-19. Akoma nuk ka të provuar një strategji që është e mirë për të gjithë në mënyrë unike. Çdo masë që është marrë, është shëndeti i njerëzve prioritet, mbi gjithçka tjetër. Nuk lidhet absolutisht me asnjë lloj situate politike.

    Skënder Brataj: Dje apo pardje janë mbledhur edhe në Greqi dhe kanë rënë dakort që mbyllja totale nuk ka dhënë efeke në indikatorët e lartpërmendur.

  • 11:22

    Dërgimi i mostrave për ekzaminim/ Fico: Është proçes që kërkon kohë, me firmën apo pa firmën e Anglisë ne kemi dyshimet tona


    Komiteti Teknik i Ekpsertëve preku ditën e sotme gjatë mbledhjes së zhvilluar dhe dërgimin e mostrave për variantet e reja për ekzaminim në Angli. Rakacolli u shpreh se kanë komunikimi të përditshëm për përgjigjet ndërsa Fico tha se është proces që kërkon kohë e se me firmën apo pa firmën e Anglisë kanë dyshimet e tyre për variantet e reja.

    Rakacolli: Në lidhje me problemin e përgjigjeve të varianteve të reja është një vëmendje e shtuar e jona me një komunikim të përditshëm, madje dhe disa herë në ditë, por akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Për sa i përket organizimin e subjekteve politike ne e kemi në vëmendje dhe së shpejti do të kemi një vendim. Ky nuk është një process si PCR-ja që zgjat deri në disa orë por szgjat deri në disa ditë. Ne kontaktojmë me ta realisht pasi dhe ata kanë pyetjet e tyre për të marrë informacion. Nuuk ka priorizim, kemi dërguar mostrat dhe duhet të presim. Ne kemi shifrat dhe kemi një dyshim të arsyeshëm dhe pastaj përgjigjet vijnë nga laboratori. Me ose pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim të arsyeshëm dhe kjo ka një vlerë të rëndësishme shkencore.

    Fico: Ne e ndjekim nga afër këtë proces. Nuk është proces që kërkon ditë. Ka një kohëzgjatje të caktuar. Algoritmi i saj kërkon kohë. E kemi cuar në laboratorin numër 1 në botë. Ata kanë pyetjet e tyre, informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, ka radhë. Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të rëndësishëm. Fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, janë të gjithë elemenët që me firmën e Anglis dhe pa firmën e Anglisë ne kemi një dyshim. Virusi është këtu, ka një trend. Autoritetet monitoruese që vëjnë në zbatim monitorimin e masave, bizneset dhe qyetarët duhet ta kuptojnë gjendjen ku jemi. Si ju dhe ne presim se cilat janë variantet.

  • 11:12

    Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale! Ndalohet lëvizja pas orës 20:00, universitetet vijojnë mësimin online

    Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të lërë në fuqi masat aktuale kundër përhapjes së Covid. Kjo u tha ditën e sotme gjatë mbledhjes së mbajtur nga mjekët e njohur. Ishte kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli ajo e cila bëri të ditur se në fuqi do të mbetet ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Ajo u shpreh se situata në vend nga infektimet ka qënë e qëndrueshme e se ka pasur një tendencë ulje në javën që u la pas.

    ‘Situata në vend vijon që të jetë delikate, që do të monitorohet me vëmendje, dhe tregon se ka qenë e qëndrueshme, me një tendencë ulje në javën që lamë pas. Mendojmë që do të mbetemi në të njëjta masa, që kanë qenë në fuqi deri më sot.- u shpreh ajo.

    Në fuqi mbeten masat:

    Kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë; aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-6:00; kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz; zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;

  • 11:12

    Fico: Dy javët e fundit kanë shënuar ulje rastesh me Covid-19, respektoni masat

    Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e uljes së rasteve të reja me Covid-19. E pranishmë në daljen e Komitetit Teknik për prezantimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Fico u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e thjeshtë që janë vendosur.

    Ajo shtoi gjithashtu se vijon të ketë një rritje të moshave të reja, të cilat preen nga Covid-19. Sipas Ficos, nisja e vaksinimit nuk është diçka që duhet të na vetëkënaqë. Drejtoresha e ISHP-së e cilësoi një fillimi rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, por që duhet të zbatohen masat rregullisht.

    Pjesë nga fjala e Albana Ficos:

    Në të gjithë këtë proces kemi qenë tejet të vëmendshëm për monitorimin e shifrave, mesatarja ditore e javës së 7-të të rasteve të konfirmuara është rritur. Incidenca dy javore sipas gjetjeve të ISHP-së ka një tendencë uljeje. Ajo që dua të sjell në vëmendje që është pjesë e një diskutimi të gjerë se moshat kanë ndryshime dinamikë.

    Ne kemi thënë se ka një rritje të numrit të rasteve në mosha të reja, 15-24, 55-64 janë 79% e rasteve të testuara pozitiv, në fund të ditës prekja e këtyre moshave mund të ndryshojë vetëm nëse jemi të kujdesshëm me implementimin e masave të thjeshta. Mendoj se ky është momenti për të bërë apel dhe për të qenë të qartë se nuk e kemi kaluar dhe fituar këtë betejë.

    Fillimi i vaksninimit është fillimi i atij rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, kjo nuk duhet të na vetëkënaqë, por të na bëjë më të kujdesshëm në respektimin e masave.

2 Komente në “Nuk ka shtrëngim masash! Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, mësimi për ‘zonat e kuqe’ vijon online

  1. Moj SHTRIGA E BORBARDHES,CA DO MBYLLESH TI MOJ KUNADHE PA DHEMBE….TI EDHE AJO MADAMA TESTA ROSSA ME PIPERIN NE KRYE JENI PER BURG…O TELAT E VEGLAVE E SURELIT.PO KU KA LEK TI JAPI ROBVE AI LEGENI SHURELIT.JA KA MARR LEKET VILMA NUSHI SKA TU JAPI ME SHQIPTAREVE

  2. O debile femer si qenka zgjedhje personale atobuzi …??? Oj tru shplame po ateher ca na cani trapin me maska e me orare kur qeka zgjedhje personale …oj larask pa pupla …po ju ca leshin beni aty ???vetem te na tregoni oren me u myll shpi ???kshu ju ka thon palla ..a do shkojme ne pune ???se shtetin e kemi vetem me na Vjedh jo me na nimu ..ik sorre ik…

Shto Koment