Politike

Pritet me protesta/ ‘Për 45 ditë kërkesat janë të zgjidhura’, Rama përcillet me duartrokitje nga studentët e Shkodrës

  • Ish-deputetët e PD përplasen me policinë në Shkodër, Rama: Faji, i udhëheqësve
  • Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga studentët në Universitetin e Shkodrës. Pas bisedës me një student, Rama u largua me duartrokitje.

    SHKODËR– Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga studentët në Universitetin e Shkodrës.

    Studentët, të cilët kanë qënë edhe të ngujuar, e kanë pritur kryeministrin Rama para godinës së Fakultetit Juridik.

    Një prej studentëve e ka takuar nga afër kryeministrin, të cilit i ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre në Universitetin e Shkodrës.

    BISEDA E RAMËS ME STUDENTËT:

    Rama: Pse bërtet? Fola me këtë djalin…

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Studenti: Të gjithë vuajmë këtu. Jemi neglizhuar nga institucionet.

    Rama: Të dëgjova, 45 ditë dhe është e zgjidhur gjëja.

    Pasi u largua nga ambientet e Universitetit, studentët e përcollën kryeministrin Rama me duartrokitje.

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama po zhvillon takime në veri të vendit. PD e pret Ramën me protesta në Shkodër ku qytetarë të Shkodrës dhe ish-deputetë kanë qenë të pranishëm, dhe janë përplasur me policinë. Kryeministri ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe thotë se protesta organizohet nga udhëheqës që e çuan PD në qorrsokak. (Lexo këtu)

    (k.m/dosja.al)

     

    Shto Koment