Rajoni

Pritet marrëveshja, Mustafa i prerë me Kurtin: Shikoji mirë rezultatet, s’ka nevojë për presion

Ndër të tjera, Mustafa shton se nuk ka nevojë për presion public dhe mediatik në lidhje me këtë marrëveshje.
Featured image of article: Pritet marrëveshja, Mustafa i prerë me Kurtin: Shikoji mirë rezultatet, s’ka nevojë për presion Albin Kurti dhe Isa Mustafa
Përditësuar:

KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur hapur në lidhje me koalicionin që pritet të bëhet me Lëvizjen Vetëvendosje. Në kuadër të 30-vjetorit të LDKsë, kreu i kësaj partie shprehet se VV-ja duhet të shikojë mirë rezultatin e zgjedhjeve, pasi kanë dalë pothuajse të barabartë.

Ndër të tjera, Mustafa shton se nuk ka nevojë për presion public dhe mediatik në lidhje me këtë marrëveshje.

LDK është parti e parë pluraliste në Kosovë, kemi marrë përgjegjësi për Kosovën në të gjitha fazat e paraluftës dhe pasluftës, prandaj më se paku kemi nevojë për presion publik e mediatik për këtë marrëveshje, sidomos nuk kemi nevojë për presion nga ata që kanë mbrojtur portat e partive të të tjerëve. Ne kemi dëshirë pa këtë presion dhe pa fushatë kundër LDK-së ta bëjmë një koalicion meritor për qeverisjen e ardhshme. Jemi subjekte pothuajse të barabartë me një diferencë prej një deputeti, le ti lexojë qartë rezultatet sepse ne po i lexojmë qartë rezultatet.

Kemi qenë të bindur se do ti fitojmë zgjedhjet. Kemi mbetë me një deputet mbrapa partisë që ka dalë e para në këto zgjehdje, ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe i mbetemi besnik kësaj vote. Si rezultat i zgjedhjeve të fundit LDK ka treguar vullnet të qeverisë me Vetëvendosje dhe të ndajë përgjegjësitë për qeverisjen e shtetit. Pjesëmarrja në një qeverisje të tilë kemi vlerësuar të jetë në harmoni me besimin që kemi marrë në këto zgjedhje. Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshje me VV, që i siguron Kosovës një qeveri stabile, 4 vjeçare. Në përpjekjet tona për të arritur marrëveshje, jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike për kulturën politike dhe të kaluarën, por po bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë të jemi bashkë në qeverisje.  T’i trajtojmë të gjitha pozitat dhe të sigurojmë një balance shtetëror që ti kontribojmë demokracisë së shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte prijëse për pavarësi, sot që po fillon dekada e katërt LDK është adresë e zhvillimit të projektit të përhershëm të shtetit të pavarur të Kosovës në kufijte e njohur nga e gjithë bota demokratike. Sot u mbushën 30 vjet të veprimtarisë të LDK-së. LDK ka dhënë e para kreun e shtetit të Kosovës, presidentin tonë historic Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta. LDK ka organizuar shpalljen e pavarësisë, ka propozuar shenjat e shtetit të Kosovës, himnin flamurin, ka nisur udhëtimin diplomatik në mbarë botën. LDK ka organizuar funksionimin e shtetit parallel të Kosovës, Qeverinë në ekzil, ka mbajtur gjallë arsimin, shumë anëtarë e simpatizantë janë flijuar për pavarësinë e Kosovës.

LDK ka ditur t’i mposhtë pengesat dhe hendeqet që janë vënë për ta penguar Kosovën si shtet të lirë dhe demokratik,”– u shpreh Mustafa.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti janë takuar disa herë për të rënë dakort për një marrëveshje, por pa rezultat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment