Politike

Priten tensione në Prenjas, Miranda Rira nuk liron zyrën: Zgjedhjet më 13 tetor

Miranda Rira kryebashkiakja e Prenjasit është shprehur se nuk njeh zgjedhjet e 13 tetorit. Ajo ka deklaruar se nuk do të lirojë zyrën e saj.
Featured image of article: Priten tensione në Prenjas, Miranda Rira nuk liron zyrën: Zgjedhjet më 13 tetor Miranda Rira

Prenjas: Ditën e sotme është konstituar Këshilli Bashkiak i Prenjasit. Miranda Rira, ish-kryebashiakja ka deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën.

“Zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor.  Jam në zbatim të ligjit. Nuk liroj zyrën”, ka deklaruar Rira.

“Nuk e liroj zyrën jam në shërbim të qytetarëve. Jam në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës. Zgjedhjet lokale të 2019 do mbahen 13 tetor. Çdo tentativë për të dhunuar institucionin do ndiqet penalisht. Votimet e 30 qershorit të paligjshme. Në 30 qershor, votime moniste të Rilindjes. Qytetarët nuk kishin alternativë në 30 qershor. Kandidati hajdut i Rilindjes dhe këshilli monist me vetëm 8% të votuesve. Në mbështetje të kryetares së bashkisë së Prrenjasit është dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.”- është shprehur Rira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensione për mos-lirin e  zyrës pati disa ditë më parë në Kavajë. PD protestoi jashtë bashkisë teksa u betua Redjan Krali. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Shto Koment