Showbiz

“Prit deri në fillim të shtatorit”, postoi foto në dyqan me fustane nusërie, Anxhela Peristeri flet për dasmën

Anxhela Peristeri ka habitur ndjekësit me përgjigjen në instastory, lidhur për një martesë të mundshme në planet e këngëtares.
Featured image of article: “Prit deri në fillim të shtatorit”, postoi foto në dyqan me fustane nusërie, Anxhela Peristeri flet për dasmën Anxhela Peristeri

TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri komentohet shpesh herë në medien rozë, kjo për shkak të fotove provokuese në rrjete sociale, ku ekspozon format e saj të bëshme. Këtë herë Anxhela publikoi një foto ku shihej në ambientet e ‘Ami Event’ ku në sfond shfaqeshin fustanet e nusërisë.

Pas këtij postimi fansat nisën me dyshimet se këngëtarja do të martohet. E pyetur së fundmi nga ndjekësit, lidhur me martesën në Instastory, Anxhela ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Ngele nëpër skena martohu se të iku mosha”, i shkruan fansi këngëtares, ndërkohë që ajo ja kthen: “Me atë punë po merrem prit deri në fillim të shtatorit”, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një martesë të mundshme në planet e këngëtares. 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment