Rajoni

Prishtina vatra më e nxehtë në Kosovë, 444 raste aktive me Covid-19, ja sa është raporti meshkuj-femra

Po ashtu ai ka shtuar se në mesin e tyre janë 293 femra dhe 295 meshkuj, sakaq u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat parandaluese për Covid-19.
Featured image of article: Prishtina vatra më e nxehtë në Kosovë, 444 raste aktive me Covid-19, ja sa është raporti meshkuj-femra Foto ilustruese

KOSOVË– Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se vatra më e nxehtë në Kosovë është Prishtina ku aktualisht 444 raste janë aktive.

Po ashtu ai ka shtuar se në mesin e tyre janë 293 femra dhe 295 meshkuj, sakaq u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rregullat parandaluese për Covid-19.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid-19 në vend e në veçanti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid-19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet. Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj. Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, shkruan Gashi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar  në 2 mijë e 677 raste,  49 viktima ndërsa 1 mijë e 425 janë shëruar.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment