Sport

Prishtina nis festën pas fitores me Feronikelin, Drita barazon me Ballkanin!

Kanë mbetur edhe dy javë ndeshje që të mbyllet Superliga e Kosovës. Skuadra kryeqytetase e Zekerija Ramadanit kryeson renditjen…
Featured image of article: Prishtina nis festën pas fitores me Feronikelin, Drita barazon me Ballkanin!
Përditësuar:

KOSOVE – Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 34-t të Superligës së Kosovës. Prishtina ka shkuar edhe më afër titullit, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra kryeqytetase mund ta sigurojë titullin në ndeshjen e ardhshme, pas një fitoreje të mundshme ndaj Gjilanit.

Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, Prishtina ndodhet e para me 75 pikë në tabelën e renditjes, me 5 pikë më shumë se Drita e vendit të dytë, e cila barazoi 1-1 me rivalët e Ballkanit. Në ndeshjet e tjera Llapi mposhti 1-0 Besën, Arbëria barazoi 1-1 me Drenicën, ndërkohë që Trepça ’89 mori tri pikë të arta në garën për mbijetesë, falë fitores 2-1 ndaj Gjilanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment