Sport

Prishtina bën detyrën, Llapi “befason” Gjilanin në shtëpi

Nesër do të luhen edhe dy takimet e tjera të javës së 29-të. Trepça ’89 do të presë Dritën kampione në fuqi, ndërsa Feronikeli do të përballet me Ballkanin
Featured image of article: Prishtina bën detyrën, Llapi “befason” Gjilanin në shtëpi
Përditësuar:

KOSOVE – Pas ndeshjes së djeshme Besa-Drenica (1-2), sot janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera të javës së 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Prishtina ka arritur fitore të thjeshtë 2-0 në përballjen ndaj Arbërisë në kryeqytet. Për bardhekaltërtit shënuan Guathier Mankenda (5’) dhe Besnik Krasniqit (15’) me penallti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë një fitore të madhe, po 2-0 ka shënuar në transfertë skuadra e Llapit, e cila mposhti dhe largoi më tepër nga pretendimet Gjilanin. Edon Sadriu ishte heroi i skuadrës së Tahir Batatinës, me dopiedën e shënuar (22’ dhe 52’).

B.T (Dosja.al)

Shto Koment