Aktualitet

Prishje qetësie, tentativë për vjedhje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 5 persona në Durrës

Tre të rinjtë A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, janë prangosur për prishje të qetësisë publike, ndërsa 25-vjeçari ka qënë i dënuar më parë për vjedhje.
Featured image of article: Prishje qetësie, tentativë për vjedhje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 5 persona në Durrës Foto ilustruese

DURRËS– Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për prishje të qetësisë publike, vjedhje apo dhe kundërshtim të efektivëve të Policisë.

Në prangat e policisë ka rënë një 49-vjeçar, i cili akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur, po ashtu për të njëjtën shkelje është prangosur edhe 44-vjeçari me iniciale L. D., nga Kruja. Ndërsa një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë për “vjedhje të mbetur në tentativë”.

Tre të rinjtë A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, janë prangosur për prishje të qetësisë publike, ndërsa 25-vjeçari ka qënë i dënuar më parë për vjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës Bien në prangat e policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe prishën rendin e qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari. Arrestohet dhe një 44-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, tre shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës të Policisë Durrës, në zbatim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/litër dhe në kundërshtim me Aktin Normativ. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, shtetasin K. A., 44 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment