Aktualitet

Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Ishte pa leje, do vijojmë punën në të gjithë bregdetin

Në një reagim në Facebook, IKMT shkruan se objekti rezulton pa leje dhe tashmë plazhi do të zhfytëzohet nga të gjithë.
Featured image of article: Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Ishte pa leje, do vijojmë punën në të gjithë bregdetin Restoranit "Panorma" duke u shembur

HIMARË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar pas nisjes së shmebjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës. Në një reagim në Facebook, IKMT shkruan se objekti rezulton pa leje dhe tashmë plazhi do të zhfytëzohet nga të gjithë.

Ndërkohë shton se nuk ka pasur rezistencë të pronarëve, duke bërë me dije se do të ketë dhe objekte të tjera që do kenë fatin e restorantit “Panorma”.

NJOFTIMI I IKMT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IKMT prish “Panormën”. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.

IKMT shembi sot restorantin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës. Për më shumë se dy orë makineritë e rënda të IKMT shkatërruan pronën e Kokëdhimës me motiavionin se ishte pa leje dhe kishte zaptuar një tokë publike. Familjarët e tij që ishin prezent nuk bënë rezistencë. IKMT bën me dije se aksioni do vijojë në të gjithë bregdetin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment