Politike

Prishja e fidanishtes në UBT/ Veliaj: Kam kaluar debate më të vështira, kjo më duket shëtitje në park

  • Veliaj tregon ‘fjalët’ brenda PD-së: Më thonë ky i joni nuk nguli dot një gozhdë
  • Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur lidhur me debatin e ndërtimit të shkollës në Kamëz. Veliaj u shpreh se kishte kaluar debate më të vështira dhe se ky i fundit i dukej xhiro në park.  
    Featured image of article: Prishja e fidanishtes në UBT/ Veliaj: Kam kaluar debate më të vështira, kjo më duket shëtitje në park Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

    TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në “Top Show” ka folur lidhur me debatin e ndërtimit të shkollës në Kamëz.

    I vënë përballë një interviste të rektorit Bari Musabelliut, Veliaj u shpreh se në katër vitet e qeverisjes së tij të Bashkisë ka hasur problematika më të mëdha.

    Bari Musabelliu: Ne nuk mund të jemi kurrë kundër ndërtimit të një shkolle. Para datës 1 Prill ne s’kemi asnjë komunikim me Bashkinë. Konfliki ynë është që në këtë masterplan të 2017 është thurur në portën kryesore, por mediat më akuzojnë se nuk ka mur apo portë. Muri është aty, iu ftoj që të shikoni ku është muri dhe ku nuk është muri dhe të tregoni se ç’faj ka rektori për këtë çështje?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Erion Veliaj: Kjo është një çështje e lagu, se lagu. Kishim një debat me profesorët. Kemi opinione të ndryshme por faktet janë ato që janë. Është e rëndësishme që të japim faktet. Fakti është që ka një nevojë për një shkollë. Arsyeja pse kemi vendosur që shkollën “Nënë Tereza”. Rektori thotë zhvëndoseni 100 m. është nonsens. Ai thotë që kam një masterplan që e kam ndërtuar vetë. Ai tha s’ka asnjë dizain, para dhe tokë. Unë zihem me ministra për këtë punë. Thonë: po ky është trotuari im? Kur kalova këndin e lodrave, sheshin Skënderbej etj këto gjëra më duken xhiro në park.  

    Studentët dhe pedagogët janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare. Më herët, Veliaj e ka quajtur protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment