Psikologji

Prindërit striktë nuk rrisin fëmijë të disiplinuar, por gënjeshtarë profesionistë!

Ekspertët thonë se nëse një fëmijë gënjen për të dalë nga një situatë e pakëndshme, atëherë ky nuk është komplet faji i tij, sepse kjo domethënë që fëmija nuk ndihet i sigurt në ambientin e tij, për të treguar të vërtetën.
Featured image of article: Prindërit striktë nuk rrisin fëmijë të disiplinuar, por gënjeshtarë profesionistë!

KANADA – Një kërkim i kryer kohët e fundit nga disa psikologë dhe ekspertë në Kanada, tregon se prindërit të cilët janë strikt dhe  përdorin metoda të rrepta gjatë rritjes së fëmijëve të tyre, ndryshe nga ajo që ata mendojnë, nuk krijojnë fëmijë të disiplinuar, por krijojnë fëmijë të cilët dinë të gënjejnë në mënyrë të hatashme.

Fëmijët që kanë frikë të tregojnë të vërtetën se mos ndëshkohen apo dënohen, do të gjejnë mënyra të tjera per ta shmangur situatën dhe për t’ia fshehur prindërve të tyre.

Ekspertët thonë se nëse një fëmijë gënjen për të dalë nga problemi, atëherë ky nuk është totalisht faji i tij, sepse kjo domethënë që fëmija nuk ndihet i sigurt në ambientin e tij, për të treguar të vërtetën.

Ju nuk i bëni asnjë nder fëmijëve tuaj,  në momentin që i ndëshkojmë ata kur na thonë se kanë bërë një gabim, apo kur marrim vesh për diçka që kanë bërë. Përkundrazi, ne po i mësojmë ata për të gënjyer.

Prindërit duhet të tregohen më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, ata duhet të mundohen t’i kuptojnë dhe t’i dëgjojnë më shumë fëmjët.

Burimi: Independent

E.C/Dosja.al

Shto Koment