Aktualitet

Prindërit nuk i harrojnë kurrë! Sot janë rritur por janë ende të zhdukur, cilët janë fëmijët shqiptarë që kërkohen në ‘tokë e në qiell’, mes tyre edhe Bleona Mata

Portali “Global Missing Children’s”, ka publikuar emrat e fëmijëve të zhdukur,në mesin e të cilëve janë edhe Bleona Mata, Julian Çela dhe Mateo Bejaj.
Featured image of article: Prindërit nuk i harrojnë kurrë! Sot janë rritur por janë ende të zhdukur, cilët janë fëmijët shqiptarë që kërkohen në ‘tokë e në qiell’, mes tyre edhe Bleona Mata

TIRANË- Me rastin e ditës Botërore të Fëmijvë të Zhdukur, portali “Global Missing Children’s” , ndër të tjera ka publikuar edhe emrat e tre shqiptarëve. Në mesin e tyre janë edhe Bleona Mata, Julian Çela dhe Mateo Bejaj.

Bleona Mata

Blona Mata u zhduk më 22 maj 2010 nga fshati Zapod i Kukësit në moshën 9-vjeçare. Nga kërkimet e kryera, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për të. Vajza u zhduk, teksa po kulloste bagëtitë në mal, së bashku me 5 të afërmet e saj. E dyshuara kryesore, si e përfshirë në rrëmbim ishte halla e Bleonës, por Prokuroria nuk mundi të gjente prova. Në portalin për fëmijët e humbur, shkruhet se tipar identifikues i Bleonës është një djegie prej 2cm në krahun e djathtë të mjekrës. Pak muaj më parë, ekspertët krijuan identikitin e saj, e cila tashmë duhet të jetë rreth 19-vjeçe.

Julian Çela

Julian Çela, i cili sot duhet të jetë 18 vjeç, u zhduk pa lënë gjurmë më 30 nëntor të 2012-ës në zonën e Laprakës në Tiranë. I dyshuari kryesor për rrëmbimin është Ardian Përrenjasi, mostra i dënuar për pedofili. Ky i fundit tha përpara hetuesve se e ka hedhur trupin e fëmijës në Sharrë, por nuk u gjet asnjë gjurmë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mateo Bejaj

Mateo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, më 16 korrik të vitit 2001. Ai humbi kontaktet me familjen, teksa doli të lunate me shokët. I fundit që e ka parë ka qenë një 25-vjeçar dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për këtë.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment