Politike

“Prindërit nuk gjenin dot fëmijët”/ Çuçi: Nuk ka pasur arrestime! Po gjuajte me tulla policinë, do shoqërohesh

Ai sqaroi se të miturit janë pyetur në prani të psikologëve.
Featured image of article: “Prindërit nuk gjenin dot fëmijët”/ Çuçi: Nuk ka pasur arrestime! Po gjuajte me tulla policinë, do shoqërohesh Bledi Çuçi

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaroi në Open se gjatë protestave për të riun e vrarë Klodian Rasha nuk ka pasur arrestime të të miturve, por ata vetëm sa janë shoqëruar dhe janë lënë të lirë. Ai sqaroi se të miturit janë pyetur në prani të psikologëve.

“Janë shoqëruar të mitur, jo arrestuar se është diferencë e madhe. Se po gjuajte me shashka , tullë, benzinë sigurisht do shoqërohet por jo arrestuar ,janë thirrur prindërit dhe të miturit janë pyetur në prani të psikologëve dhe janë lënë të lirë.”

Ndërsa për sa u përket reagimeve në rrjet se prindërit nuk gjenin dot fëmijët nëpër komisariate, ai tha se në se ka patur shkelje nga autoritetet, kjo gjë do hetohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment