Bota

Prindërit me fëmijët e tyre, të presësh flokët në shtëpi: Virusi na ka detyruar të jetojmë në një mënyrë të çuditshme

Shoqëria po riformulohet, por a e prisnim ne që të duket kështu?
Featured image of article: Prindërit me fëmijët e tyre, të presësh flokët në shtëpi: Virusi na ka detyruar të jetojmë në një mënyrë të çuditshme Foto ilustruese

TIRANË– Po ju a keni imagjinuar  ndonjëherë gjatë këtyre ditëve veten sesi do të dukeni kur të dilni nga shtëpia pas një izolimi 40-ditor pa pasur wifi, pas pasur kontakte me shoqërinë  e të afërmit e duke mos ditur asgjë se çfarë ka ndodhur jashtë me virusin.

Çfarë mendoni se do të kishte ndodhur?

Mendimi im i parë do të ishte që një grup i thjeshtë njerëzish të një komuniteti fetar do të ishin bërë sundimtarët tanë të rinj.

Këto grupe jetojnë thjesht, krijojnë shkolla në shtëpi për fëmijët e tyre, vishen mirë, kanë një kod të rreptë etik, presin flokët vet në shtëpi dhe nuk largohen larg komuniteti ku  jetojnë.

Vetëm shikoni sesi e kemi ndryshuar mënyrën sesi jetojmë. Në vetëm një javë!

Shkollat ​​janë të mbyllura dhe fëmijët po shkollohen në shtëpi, jo në grupe ose qendra jashtë shtëpisë, por shkollohen në shtëpi. Nga prindërit e tyre! Prindërit ose kujdestarët që kohët e fundit i nisnin fëmijët në shkolla apo kopshte, me përhapjen e koronavirusit ata po qëndrojnë në shtëpi ku tani po kalojnë çdo minutë, çdo ditë me fëmijët e tyre!

Të gjithë miqtë tuaj në vend por edhe jashtë kufijve të vendit tuaj, nuk punojnë dhe kanë anuluar të gjitha planet.

Karantinimi ka bërë që njerëzit të  jetojnë me një metodë të vjetër të dekadave më parë, ku mirësia dhe bamirësia ka dalë shumë në pah gjatë këtyre ditëve të vështira ku e gjithë bota është “mposhtur” nga COVID-19.

Jeta duket sikur ka ndaluar. Të gjithë janë izoluar, dhe mijëra njerëz kanë  “zhvendosur” punën në shtëpi, të tjerë nuk punojnë por kujdesen për fëmijët që duhet të mësojnë nga shtëpia, ndërsa është vënë re që të gjithë qytetarët janë bërë kuzhinierë të mirë dhe gatuajnë gjatë gjithë ditës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fluturimet dhe udhëtimet janë pezulluar, kufijtë e shumë shteteve janë mbyllur, trenat dhe autobuzët janë pothuajse bosh. Nëse përpiqeni të uleni pranë dikujt, njerëzit të shohin të frikësuar dhe ndryshojnë menjëherë vend, për t’u mbrojtur nga COVID-19.

E çuditshme nuk është vetëm prerja e flokëve, por edhe fytyrat e njerëzve…

Në veçanti ata njerëz që jetojnë në zonat më të pasura, duken ndryshe: më të rrudhur, fytyrat e tyre janë më të dobësuara dhe më pak të mbushura.

Pastaj rrobat. Në radhët e gjata të krijuara nëpër supermarketet ku njerëzit qëndrojnë në distacën e kërkuar, duken se të gjithë janë veshur me tuta, streçe për joga dhe të  gjithë janë me kostumet e gjumit. Fytyrat e tyre janë të zbehta, trupat e tyre janë më të rëndë pasi po konsumojnë shumë ushqim dhe nuk djegin kaloritë. Askush nuk shqetësohet më për grim apo për të hedhur parfum, siç bënim më parë çdo mëngjes.

E nga ana tjetër karantina ka rritur shumë divorcet në botë, sepse qëndrimi në shtëpi ka bërë që partnerët të pendohen për zgjedhjet që kanë bërë në jetën e tyre.

Edhe miqtë tuaj janë bërë çuditërisht konservatorë. Kontrollojnë ushqimet që ju postoni në llogarinë e Instagramit tuaj.

Ne e dinim që një pandemi e tillë globale kishte aftësinë për të riformuar shoqërinë, por askush nuk dyshonte se do të dukej vërtet kështu.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment