Showbiz

Prindërit duan një vajzë nga Kosova, Gashi kërkon të ketë një nuse shqiptare: Kështu që cilado vajzë që e sheh këtë

Gashi ka thënë se kur të vijë në Shqipëri do të gjejë një nuse këtu, pavarësisht se prindërit e këngëtarit kërkojnë që ai të martohet me një vajzë nga Kosova.
Featured image of article: Prindërit duan një vajzë nga Kosova, Gashi kërkon të ketë një nuse shqiptare: Kështu që cilado vajzë që e sheh këtë Reperi kosovar, Gashi.

TIRANË– Reperi i njohur shqiptar, Gashi teksa ka dhënë një intervistë në emisionin “Ditë e Re” në Ora News ku pasi ka folur për projektet e tij profesionale, këngëtari ka thënë se kur të vijë në Shqipëri do të gjejë një nuse këtu, pavarësisht se prindërit e këngëtarit kërkojnë që ai të martohet me një vajzë nga Kosova.

E nëse ndodh e kundërta dhe martohet me një vajzë që nuk është shqiptare ai duhet t’i mësojë gjuhën shqipe.

“Kam dalë me tre vajza shqiptare gjatë gjithë jetës time. Por prindërit e mi duan që unë të martohem me një vajzë nga Kosova. Kështu që cilado vajzë që e sheh këtë.”- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arjola Shehu: Do t’i bësh qejfin prindërve?

Gashi: Po..po..Duhet t’i bëj ata të lumtur, por po përpiqem ta zgjidh këtë gjë. Shpresojmë që nëse lidhem me një vajzë që nuk është shqiptare duhet t’i mësoj shqipen.

A.C/Dosja.al

Shto Koment