Showbiz

Prindër së shpejti, Getoari jep lajmin e shumëpritur

Reperi, Getoar Selimi ka rrëfyer të vërtetën mbi planet e krijimit të një familjeje më të madhe, dhe dëshirën për t’u bërë prindër, bashkë me Marina Vjollcën.
Featured image of article: Prindër së shpejti, Getoari jep lajmin e shumëpritur Reperi, Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij, moderatorja, Marina Vjollca.

Të martuar prej disa kohësh, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, shihen të kalojnë pushimet në krahët e njëri-tjetrit, por të gjithë e kanë vënë re, mungesën e bukuroshes në projekte televizive.

Një ndër aludimet me të mëdha që është hedhur për këtë është xhelzoia, por vetë reperi e kundërshtoi këtë në emisionin ‘Xing me Ermalin’, duke treguar se Marina është selektive dhe kërkon më të mirën në karrierë.

Megjithatë pasi martohesh, siç e do zakoni në Shqipëri, të gjithë sytë i kanë nga Marina, për ndonjë shtatzëni. I pyetur nëse do e shtojnë familjen e tyre me një trashëgimtar, Getoari ka dhënë lajmin e shumëpritur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kemi menduar, derisa të vijë”-është shprehur Getoari.                                                     

Vetëm me një togfjalësh, reperi na e dha sinjalin pozitiv dhe tashmë jemi gjithë sy e veshë, kur çifti të ndajë ndonjë lajm të ëmbël me publikun!

(R.L/Dosja,al)

Shto Koment