Bota

Princi William në vijën e parë të ‘luftës’, do të transportojë me helikopter pacientët me Covid-19

Burime nga pallati mbretëror, kanë bërë me dije se ai këto ditë do të shërbejë si pilot helikopteri për të tranportuar pacientët që janë të prekur me Covid-12.
Featured image of article: Princi William në vijën e parë të ‘luftës’, do të transportojë me helikopter pacientët me Covid-19

BRITANI E MADHE– Ndërkohë që Britania e Madhe është në një sfidë me sëmundjen e Covid-19, e cila ka marrë dhjetra jetë njerëzish Princi William ka vendosur që të jetë në ndihmë të vendit të tij edhe pse e di që është ne frontin e parë të kësaj lufte.

Burime nga pallati mbretëror, kanë bërë me dije se ai këto ditë do të shërbejë si pilot helikopteri për të tranportuar pacientët që janë të prekur me Covid-12.

“Ai e di se gjithë vendi po bën punën e vet dhe ai dëshiron të ndihmojë. Është i përqendruar në punët mbretërore, por mendon se ky rol është më i rëndësishëm duke pasur parasysh se Charles sapo kaloi sëmundjen, Harry sapo është larguar nga mbretëria dhe xhaxhai i tij Andreë është tërhequr nga jeta publike për shkak të skandalit seksual”,- shkruan The Sun

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se ditën e djeshme u bë me dije Princi Charles, i cili ishte infektur me koronavirus kishte arritur që ta mposhte. Po ashtu nga Mbretëria është larguar Harry dhe Meghan, të cilët aktualisht janë zhvendosur në Kanada.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment