ArgetimBota

Princ Harry planifikon të largohet nga Anglia, dhe të shpërngulet në Afrikë

Çifti mbretëror, pas ceremonisë së dasmës së tyre, u nisën në një udhëtim 10 ditor në vendet e ndryshme në Afrikë.
Featured image of article: Princ Harry planifikon të largohet nga Anglia, dhe të shpërngulet në Afrikë

ANGLI Ditën e sotme në Angli pritet të dalë në transmetim një dokumentar nga Tom Bradby, në të cilën Megan dhe princi Harry diskutojnë për emocionet e shumta që përjetojnë me mënyrën e jetesës që bëjnë.

Megan Markle, gjatë një interviste të dhënë, deklaroi se ajo nuk është duke e jetuar jetën e saj, por më saktë është thjesht duke egzistuar, për shkak të presionit të madh që i ka sjellë jetesa mbretërore si dhe mediat e ndryshme angleze.

Kjo intervistë do të jetë pjesë e dokumentarit, së bashku me bisedimet e ndryshme të princit, si dhe mundësinë që ai të largohet përfundimisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Çifti mbretëror, pas ceremonisë së dasmës së tyre, u nisën në një udhëtim 10 ditor në vendet e ndryshme në Afrikë.

” Nuk e di se ku mund të jetonim në Afrikë për momentin. Ne sapo kemi ardhur nga Cape Toën, që do të ishte një vend i mahnitshëm për ne që të jetonim aty, natyrisht që do të ishte.

Por me të gjitha problemet që po ndodhin atje unë thjesht nuk shoh se si do të jemi në gjendje të bëjmë aq shumë ndryshime sa do të donim.” – u shpreh Harry.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harry gjithashtu zbuloi gjatë dokumentarit se Afrika do të jetë fokusi kryesor i punës së tij dhe Meganit në të ardhmen.

“Pjesa tjetër e jetës sonë, veçanërisht puna e jetës sonë do të përqendrohet kryesisht në Afrikë.

Vetëm 19 shtete kanë një pasuri normale në të gjithë këtë kontinent, ka shumë gjëra për të bërë, ka shumë probleme këtu, por ka edhe një potencial të madh për zgjidhje.” – u shpreh Harry.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Shto Koment