Bota

Princ Charles kryqëzohet nga ndjekësit, tha se e hoqi me qëllim Meghan Markle nga fotografia e urimit të ditëlindjes së nipit të tij

Fotoja e publikuar nga Princ Charles me rastin e ditëlindjes së djalit të Meghan Markle dhe Princi Harry-t nxiti shumë reagime në rrjet.
Featured image of article: Princ Charles kryqëzohet nga ndjekësit, tha se e hoqi me qëllim Meghan Markle nga fotografia e urimit të ditëlindjes së nipit të tij Meghan Markle, Princ Charles

BRITANI– Para pak ditësh, djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, festoi 2-vjetorin e lindjes. Vogëlushi mori mesazhe të shumta urimi nga pjesëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë gjyshin e tij, Princin Charles.

Princ Charles, Princ Harry, Archie

Por ndjekës e familjes mbretërore kanë vënë re detajin e fotos së përzgjedhur nga Duka e Cornëall. Në foton me të clin ai uroi nipin mungonte Meghan Markle. Në fotografi shfaqej vetëm ai, Harry dhe Archie, ndërsa Meghan nuk dukej gjëkundi. Ndonëse në urimet e tjera nga familja mbretërore Meghan shihej kudo në foto, Princi Charles ka vendosur që ta “zhdukë” atë duke e prerë imazhin. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga fansat e pallatit mbretëror të cilët kanë reaguar ashpër kundër Princit Charles në rrjete sociale.

“E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjete sociale.

“Po, ata nuk e kanë parë Archie për mbi 12 muaj, por jo për të mos e përfshirë Meghan… kjo vetëm sa do i shtoj benzinë zjarrit ne media”, shkroi një tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”, foli i revoltuar një tjetër.

Princi Charles thuhet se nuk i ka kaluar ende inati nga intervista e famshme që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Ëinfrey. Çifti i njohur zbuluan shumë detaje të errëta nga pallati mbretëror dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Princi Charles e ka hequr Meghan nga fotografia.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment