Bota

Prifti rus derdh nga aeroplani 70 litra ujë të bekuar, pastron mëkatet e qytetit

Prifti dhe peshkopi, fluturuan me një aeroplan mbi qytetin e Tver në Rusi, dhe me vete kishin marrë rreth 70 litra ujë të bekuar.
Featured image of article: Prifti rus derdh nga aeroplani 70 litra ujë të bekuar, pastron mëkatet e qytetit

RUSI – Prifti Alexander Goryachev dhe peshkopi metropolitan Savva, vendosën që të krijonin një ditë ndërkombëtare të pastërtisë ndaj mëkateve.

Prifti dhe peshkopi, fluturuan me një aeroplan mbi qytetin e Tver në Rusi, dhe me vete kishin marrë rreth 70 litra ujë të bekuar.

Gjatë kohës që aeroplani fluturonte mbi qytetin Tver, prifti spërkati mbi qytet ujin e bekuar.

Peshkopi në një deklaratë për gjestin e bërë, e quajti veprimin e tij dhe të priftit të guximshëm, dhe tha se arsyeja që ata e bënë diçka të tillë, është mbrojtja e banorëve të qytetit nga energjitë e ligta dhe negative, si dhe mbrojtja ndaj veseve si alkooli, apo bixhozi.

Peshkopi i quante ato sëmundje, njësoj siç është një virus. Një virus, është një demon tha ai, dhe një demon krijon një sëmundje në shpirtin e njeriut, uji i bekuar ndihmon në zhdukjen e këtyre demonëve spiritualë sipas peshkopit Savva.

Burimi:The Moscow Times

E.C/Dosja.al

Shto Koment