Rajoni

Presidentja Osmani flet për marrëdhëniet Kosovë-SHBA: Biden i di mirë vuajtjet tona, ai nuk është një mik i zakonshëm

Në një intervistë për Financial Times, Vjosa tha se ardhja në pushtet e Presidentit Biden në SHBA, është një gjë e mirë për shqiptarët e Kosovës, pasi ai konsiderohet si një mik i veçantë i Kosovës.
Featured image of article: Presidentja Osmani flet për marrëdhëniet Kosovë-SHBA: Biden i di mirë vuajtjet tona, ai nuk është një mik i zakonshëm Vjosa Osmani

KOSOVË-Presidentja e përkohëshme e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendit të saj do të përmirësohen me ardhjen në pushtet të Joe Biden. Në një intervistë për Financial Times, Vjosa tha se ardhja në pushtet e Presidentit Biden në SHBA, është një gjë e mirë për shqiptarët e Kosovës, pasi ai konsiderohet si një mik i veçantë i Kosovës. Më tej ajo u shpreh se Biden i njeh mirë të gjitha vuajtjet e popullit të Kosovës nga Serbia.

“Të gjithë e dinë se presidenti i zgjedhur Biden nuk është mik i zakonshëm i Kosovës. Ai i di vuajtjet tona shumë mirë. Bideni e di të vërtetën për rastin e Kosovës dhe se Serbia kishte kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit në territorin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vjosa Osmani nuk është qeveritarja e parë nga Kosova që e ka mbështetur kandidaturën e Joe Biden, për President të SHBA-së, pasi më parë edhe Albin Kurti ka këshilluar të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në SHBA që të votojnë Biden.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment