LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi Kinës

10 Tetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Presidentja e Tajvanit: Nuk do t’i përulemi Kinës

Në një reagim të fortë ndaj Pekinit, Presidejtja e Tajvanit tha sot se vendi i saj do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen, për t’u siguruar që askush të mos e detyrojë të ndjekë rrugën që ka përcaktuar Kina, që siç tha ajo, nuk ofron as liri dhe as demokraci.

Tajvani ndodhet nën trysni ushtarake e politike në rritje për të pranuar sundimin e Pekinit, që pretendon se ishulli është territor i tij. Kina ka zhvilluar misione të përsëritura ajrore në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Të shtunën, Presidenti kinez Xi Jinping tha se do të realizojë një “ribashkim paqësor” me Tajvanin pa përmendur drejtpërdrejt përdorimin e forcës. Por reagimi i Taipeit ishte i ashpër. Presidentja Tsai Ing-wen tha se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Duke iu drejtuar vendit gjatë një tubimi me rastin e Ditës Kombëtare, zonja Tsai tha se shpresonte për një zbutje të tensioneve në ngushticën e Tajvanit dhe përsëriti se Tajvani, nuk do të “veprojë me nxitim”.

“Nuk duhet të ketë absolutisht asnjë iluzion se populli tajvanez do t’i nënshtrohet trysnisë“, tha ajo. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen kombëtare e të demonstrojmë vendosmërinë tonë për t’u mbrojtur, në mënyrë që të sigurohemi që askush nuk mund ta detyrojë Tajvanin të ndjekë rrugën që Kina ka përcaktuar për të”, shtoi zonja Tsai. “Kjo për shkak se rruga që ka përcaktuar Kina nuk ofron një mënyrë jetese të lirë e demokratike për Tajvanin dhe as sovranitet për 23 milionë banorët tanë”.

Kina i ka ofruar Tajvanit modelin e autonomisë “një vend, dy sisteme”, të ngjashëm pak a shumë me atë të Hong Kongut, por të gjitha partitë kryesore taivaneze e kanë refuzuar atë, veçanërisht pas masave të ashpra lidhur me sigurinë që Pekini ndërmori ndaj ish-kolonisë britanike.

Zonja Tsai përsëriti ofertën për të biseduar me Kinën mbi baza të barabarta, por nuk mori një përgjigje të menjëhershme nga Pekini. Kina ka refuzuar të bisedojë me presidenten e Tajvanit, duke e quajtur atë një separatiste që refuzon të pranojë se Tajvani është pjesë e Kinës. Por, zonja Tsai thotë se Tajvani është një vend i pavarur, i quajtur Republika e Kinës, emri zyrtar i tij. Ajo ka thënë se nuk do të bëjë kompromise në kurriz të sovranitetit apo lirisë së vendit.

Zonja Tsai tha se situata e Tajvanit është “më komplekse dhe më e paqëndrueshme krahasuar me çdo periudhë tjetër në 72 vitet e fundit”. Sipas saj, prania ushtarake e Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ka ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare të vendit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kina tajvani tsai ing-wen kina tajvani tsai ing-wen

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni