LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Kosovës takon ministrin e jashtëm gjerman, Osmani: Kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin terr

16 Shtator 2021, 09:49 Nga DOSJA
Presidentja e Kosovës takon ministrin e jashtëm gjerman, Osmani:

GJERMANI- Në ditën dytë të vizitës së pare zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por dy institucionet i bënë të ditura temat e bisedës nëpërmjet rrjeteve sociale.

Patëm një bisedë të hollësishme për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun me Serbinë. Me rëndësi është që Kosova të vijojë axhendën e reformave, Gjermania e mbështet atë plotësisht”, bëri të ditur në rrjetin Twitter Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Ndërsa presidentja Osmani e vuri theksin te lidhjet e forta të Kosovës me Gjermaninë:  “Në një shkëmbim dypalësh me ministrin gjerman Maas theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë një partnere e besueshme e Gjermanisë, që vlerëson jo vetëm mbështetjen historike, por gjithashtu pret që të hapen kapituj të rinj bashkëpunimi”.

Më parë, në drekë, Osmani kishte pasur një prezantim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, (DGAP), moderuar nga eksperti për Ballkanin, Milan Niç dhe në prani të ambasadorit gjerman, Wolfgang Ischinger

Ballkani i Hapur rrezik për rajonin

Osmani bëri aty një panoramë të situatës aktuale në Kosovë, sfidat me reformat dhe përballjen e pandemisë. Kur erdhi puna te bashkëpunimi rajonal, ajo shfrytëzoi rastin ta kritikonte edhe një herë nismën Ballkani i Hapur: “Nuk  është vetëm e rrezikshme, por ajo po e vonon integrimin në rajon,” tha Osmani. “Ajo kujtoi se tre shtete e kanë refuzuar, dhe se kjo nismë qysh në krye të herës nuk ishte bërë për të përfshirë Kosovën:

“Kjo nismë që është nisur në Novi Sad të Serbisë, nuk ka pasur kurrë ndër mend të përfshijë Kosovën”, tha Osmani. Ajo shtoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për integrimin e Kosovës në BE.

Sa i përket dialogut me Serbinë, si unë, ashtu edhe kryeministri i Kosovës kanë thënë se ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial të Kosovës e të lejojmë të krijohet një Republika Srpska e dytë në rajon“. Osmani tha, se “ka vetëm një zgjidhje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon: Dhe kjo është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”.

Jo Republika Srspka në Kosovë

Ajo u shpreh edhe një herë kundër krijimit të një Asociacioni të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive për Kosovën, siç është pjesë e marrëveshjes së negociuar në vitin 2015 në Bruksel, duke kujtuar se kështu ka filluar edhe Republika Srspka në Bosnjë Hercegovinë, dhe se një konstrukt i tillë është jo vetëm kundër kushtetutës së Kosovës, por edhe kundër vlerave demokratike.

Ajo i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që ta mbështesë më shumë Kosovën::”Mos u investoni vetëm në stabilokraci, siç e keni bërë për 30 vjet, por investohuni në demokraci dhe vlera demokratike”, tha Osmani, duke pasur parasysh sidomos mbështetjen që i bën Gjermania presidentit të Serbisë, Alexandar Vuçiç.

Wolfgang Ischinger, diplomat me një karrierë të gjatë të lidhur me Ballkanin dhe deri para pak kohësh drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, kujtoi se në diplomaci shumë shpesh  më të rëndësishme janë faktet se perceptimet. Ai tha se Kosova duhet të jetë më aktive me nisma të veta, e të mos krijojë përshtypjen sikur nuk është e interesuar në një zgjidhje: “Koha është një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë: Nuk ka në diplomaci asgjë të pamundur dhe çdo gjë është e mundshme”, tha Ischinger, duke kujtuar, se “Serbia ka më shumë kohë se Kosova për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe se Kosova është në pozitë më të pafavorshme.

Serbia e di që duhet të njohë Kosovën

Ischinger kujtoi edhe një element tjetër të diplomacisë, duke sqaruar kështu politikën gjermane ndaj Serbisë: Mbështetja në publik nga njëra anë dhe kritika dhe kërkesa të qarta nga ana tjetër. Kështu vepron edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me Alexandar Vucic, tha Ischinger. “Ajo ia ka bërë të qartë atij se pa e zgjidhur konfliktin me Kosovën, pra, pa e njohur Serbinë, nuk do të hyjë në BE“. Ischinger tha se kjo politikë do të mbetet edhe pas zgjedhjeve në Gjermani, më 26 shtator.

Në ditën e tretë të vizitës në Berlin, Vjosa Osmani do të takohet në pasdite me përfaqësues të biznesit gjerman ku do të promovojë për më shumë investime në Kosovë. Të martën presidentja e Kosovës u prit nga homologu i saj gjerman Frank-Walter Steinmeier. /DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni heiko maas vjosa osmani vizite ne gjermani heiko maas vjosa osmani vizite ne gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni