Bota

Presidentja e KE-së: Miliona qytetarë po presin, duhet të gjejmë një zgjidhje për planin e rimëkëmbjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në koferencë është shprehur se KE është e gatshme që të mbështesë marrëveshjen e arritur në negociata për rimekëmbjen ekonomike.
Featured image of article: Presidentja e KE-së: Miliona qytetarë po presin, duhet të gjejmë një zgjidhje për planin e rimëkëmbjes Flamuri Europian

BRUKSEL- Samiti i liderëve të BE-së, ditën e djeshme nuk e zhbllokoi dot veton që Polonia dhe Hungaria kanë vendosur për paketën ekonomike prej 1.8 trilion eurosh. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në koferencë është shprehur se KE është e gatshme që të mbështesë marrëveshjen e arritur në negociata për rimekëmbjen ekonomike. Më tej, ajo tha se vendet anëtare duhet që të gjejnë sa më parë një zgjidhje pasi miliona qytetarë po presin një përgjigje në këtë kohë pandemie.

“Komisioni Europian mbështet marrëveshjen e arritur në negociata dhe, për mua, është gjithashtu e rëndësishme që e ardhmja të ketë një buxhet, me mekanizmin e Shtetit të së Drejtës. Vendet anëtare duhet të gjejnë një zgjidhje, sepse miliona qytetarë po presin një përgjigje në këtë krizë pandemie dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur“, është shprehur ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hungaria dhe Polonia janë dy vendet e vetme që kanë bllokuar miratimin e buxhetit të ri 7-vjeçar me vlerë 1.8 trilion euro. Këto dy vende gjithashtu kanë bllokuar dhe një paketë të rimëkëmbjes ekonomike me vlerë 750 miliardë euro. Ata e kanë bllokuar miratimin e këtyre buxheteve pasi i kanë konsideruar si prishje e standarteve të BE-së.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment