Politike

Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Në një video-mesazh Pack theksoi “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.
Featured image of article: Presidentja e Grave të PPE, Doris Pack, mesazh të fortë për shqiptarët: Të dielën votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën! Doris Pack

GJERMANI- Presidentja e Partisë së Njerëzve Evropian (PPE), Doris Pack u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që në 25 prill të votojnë për ndryshimin dhe Partinë Demokratike. Në një video-mesazh Pack theksoi “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.

“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në ccështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për ccdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur. Që dhjetra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin”, tha Pack.

Më herët edhe Presidenti i PPE-së, Donald Tusk mbështeti  fitoren e PD në zgjedhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Lulzim Basha do të realizojë integrimin në Bashkimin Europian”,tha Tusk.

(I.A;f.m/Dosja.al)

Shto Koment