Bota

Presidenti turk bën deklaratën e çuditshme: Osmanët ishin të parët që arritën në Hënë

Erdogan pretendoi se eksploruesit muslimanë arritën në Hënë më shumë se 300 vjet para fillimit të programit Appolo.
Featured image of article: Presidenti turk bën deklaratën e çuditshme: Osmanët ishin të parët që arritën në Hënë

TURQI–  Otomanët ishin të parët që prekën në sipërfaqen e Hënës dhe jo Neil Armstrong, ka thënë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ditën e djeshme gjatë një iftari  të pritur nga Gjysmëhëna e Gjelbër Turke.

Erdogan pretendoi se eksploruesit muslimanë arritën në Hënë më shumë se 300 vjet para fillimit të programit Appolo, duke u zotuar se do të ndërtonin një xhami “në krater”, ku ata zbritën.

“Është  pohuar se njeriu i parë që eci në Hënë ishte Neil Armstrong në vitin 1969. Në fakt, eksploruesit muslimanë të hapësirës arritën në satelitin tonë 334 vjet para kësaj, në 1635. Të gjithë e dinë historinë e aviatorit të famshëm, Lagâri Hasan Çelebi. Njeriu me raketa osmane, i cili bëri fluturimin e parë të suksesshëm me raketa të drejtuar në 1633.”-tha Erdogan.

Historia e Lagari Hasan Çelebi është treguar nga një tregtar dhe udhëtar i njohur arab i shekullit të 17-të, Mehmed Zilli, i njohur edhe si Evliya Çelebi. Në udhëtimin e tij të famshëm, ai shpjegon se Lagari Hasan Çelebi nisi në një raketë me 7 krahë duke përdorur 50 okka (63.5 kg) barut. U ngrit nga Sarayburnu, një vend poshtë Pallatit Topkapi në Stamboll.

Siç shkroi Evliya Celebi, Lagari tha këto fjalë para nisjes: O sulltani im! Bëhuni të bekuar, unë do të flas me Jezusin!

Kjo foto përshkruan një nga fluturimet më të famshme të raketave të Lagâri Hasan Çelebi, por nuk është e qartë nëse përfaqëson fluturimin e tij të parë apo përpjekjen e tij për të arritur hënën, në 1635

Por ky pretendim i befasishëm i Presidentit Erdogan ka ngjallur të qeshura tek qytetarët, një reagim që zemëroi politikanin turk. Por ai premtoi se së shpejti do të kishte provat për të mbështetur pretendimet e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pse nuk e beson? Sepse kurrë nuk keni besuar se një musliman mund të bëjë një gjë të tillë.”-tha Erdogan, duke iu referuar Sulltan Osmanit Mehmet II pushtimi i Stambollit në 1453.

 “Ky pretendim nuk është i ri. Shumë akademikë në Turqi dhe në pjesën tjetër të botës e kanë bërë këtë pretendim, dhe besoj se kanë të drejtë. NASA mund të ketë shkatërruar pjesën më të madhe të dëshmive fizike të suksesit të Otomanit gjatë misionit Apollo 11, por ne do të përpiqemi të gjejmë ndonjë provë.”-shtoi Erdogan.

SKICA: Përshkrimi i motorit fluturues të përdorur nga Lagâri Hasan Çelebi është mjaft i paqartë dhe në të vërtetë nuk lejon që shkencëtarët modernë të rikrijojnë me saktësi modelin.

Historia e Lagâri Hasan Çelebi konsiderohet si një legjendë nga shumica e historianëve, dhe shumica e ekspertëve besojnë se është e pamundur që “aviatori” i ka mbijetuar një fluturimi në hapësirë.

Burimi: worldnewsdailyreport

A.C/Dosja.al

Shto Koment