Politike

Presidenti shpërndan pasaportat shqiptare, ministri Lleshaj “ngre supet”: S’kemi tagër ti kërkojmë llogari, përjashtim bëhet nëse Ronaldo kërkon të luajë me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se nuk kishte kërkuar "llogari" nga kreu i shtetit lidhur me çështjen pasi ministria që ai drejton nuk ka tagër. 
Featured image of article: Presidenti shpërndan pasaportat shqiptare, ministri Lleshaj “ngre supet”: S’kemi tagër ti kërkojmë llogari, përjashtim bëhet nëse Ronaldo kërkon të luajë me Shqipërinë Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me shpërndarjet e pasaportave shqiptare nga presidenti Ilir Meta për shtetasit e huaj. I ftuar në “Euronews”, Lleshaj tha se nuk kishte kërkuar “llogari” nga kreu i shtetit lidhur me çështjen pasi ministria që ai drejton nuk ka tagër.

PJESË NGA FJALA E TIJ: 

Ilva Tare: Dhënia e nënshtetësive nga Meta?

Sandër Lleshaj: Të pytet presidenti për këtë. E kam ndjekur me shqetësim këtë. Duhet të shprehet ai, që mos t’i bëjmë gjyqin në distancë. Shtetësi si rregull kalon nga Ministria e Brendshme. Presidenti është hallka e fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Keni komunikim për këtë çështje?

Sandër Lleshaj: Po kemi përditë, por kjo çështje e hapur rishtazi të filluara dhe të mbyllura tek presidenti na ka krijuar një farë shqetëismi. Kemi një anomali që duhet sqaruar. Volumi i shtetësive është i madh. Është sa numri i rregullt në tërësi. Është thuajse i barabarët me precedurën e rregulllt. Nuk dua të nxitoj me konkluzione. Ende jemi duke u përpjekur ta sqarojmë. Dhe nuk kemi tagër t’i kërkojmë llogari presidentit. Po mundohemi që të kuptojmë problematikën. Ligji e parashikon se mund të jepen nënshtetësitë në procedurë më të lehtësuar. Përshembull për një futbollist të kombëtares, psh Ronaldo të bëhet me Shqipërinë, jo për ato të klubeve. Pra për raste të tilla përjashtimore. Si përshembull De Biasi. duhet shpjeguar interesi i Republikës së Shqipërisë. Ne i japim për të zakonishmit.

vijon…

(k.m./dosja.al)

Shto Koment