Rajoni

Presidenti shkoi dje në Hagë/ Ish-kryeprokurori Vukçeviç: Serbia siguroi provat pastaj paditi Thaçin. Ja çfarë pamë tek “Shtëpia e Verdhë”, dëshmitë e shqiptarëve

Në një intervistë për mediat vendase, ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç u shpreh se autoritetet serbe kanë mbledhur prova për presidentin, të cilat ia kanë kaluar tanimë hetuesve të Hagës.
Featured image of article: Presidenti shkoi dje në Hagë/ Ish-kryeprokurori Vukçeviç: Serbia siguroi provat pastaj paditi Thaçin. Ja çfarë pamë tek “Shtëpia e Verdhë”, dëshmitë e shqiptarëve Vladimir Vukçeviç

SERBI- Ish-kryeprokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç ka folur lidhur me akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ka kryer krime lufte. Në një intervistë për mediat vendase,  Vukçeviç u shpreh se autoritetet serbe kanë mbledhur prova për presidentin, të cilat ia kanë kaluar tanimë hetuesve të Hagës.

Vukceviç, i cili ishte kryeprokuror i krimeve të luftës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015, tha për BIRN në Beograd se autoritetet serbe bashkëpunuan me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

“Prokuroria e Hagës po hetonte krimet [e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më pas u bë politikan, Ramush Haradinaj, i cili u lirua përfundimisht] dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë [ndërtesë në Shqipëri, ku gjoja ishin hequr organet e të burgosurve], por nuk kishte një mandat për Shqipërinë sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë. Megjithatë ata u futën, panë gjithë çfarë panë. Filmuan gjithçka dhe më pas kanë dorëzuar gjetjet e tyre,”– shtoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç “Shtëpisë së Verdhë”, Vukçeviç dhe kolegët e tij më pas shkuan në Shqipëri dhe së bashku me një prokuror vendas vizituan rreth 12 zona, ku mendohej se ishin varrosur viktimat e trafikut të organeve. Madje prokurori shton se kishin mbledhur edhe dëshmi të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1999-2000.

Thaçi, një komandant i UÇK-së gjatë kohës së luftës së Kosovës aktualisht presidenti i vendit, u intervistrua dje nga prokurorët e Hagës pasi ndaj tij, ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit dhe 9 luftëtarëve të tjerë ishin ngritur akuza për rreth 100 krime lufte. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment