LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta thërret në takim rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike: Të garantohet cilësia e procesit mësim

13 Shkurt 2021, 10:21 Nga DOSJA
Presidenti Meta thërret në takim rektorë dhe profesorë

TIRANË – Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, me kërkesë të tij, zhvilloi  një takim me përfaqësues të Qeverisë, Rektorë dhe Profesorë të Universiteteve Publike në vend, lidhur me ecurinë e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Në këtë takim, të organizuar nëpërmjet një video-konference  merrnin pjesë edhe Presidenti i Universitetit “James Madison” në Virxhinia, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Jonathan R. Alger si dhe profesori i këtij Universiteti, z. Andrew T. Guertler.

Fillimisht, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë e  informuan  Presidentin Meta, lidhur me planin e masave për mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe mbi mundësitë, që një pjesë e provimeve të mund t`i zhvillojnë në auditore.

Rekorët e Universiteteve në vend, por edhe profesorët amerikanë pjesë e panelit, theksuan se, në kushtet e mësimit online, mungesës së shtrirjes së internetit në zonat rurale dhe pajisjeve të duhura teknologjike, është tepër e rëndësishme një plan efektiv masash për të garantuar cilësinë e procesit mësimor.

Kreu i Shtetit, pasi përgëzoi profesorët e rektorët për punën dhe  solidaritetin e treguar, i siguroi  për mbështetjen e Tij të plotë, duke theksuar ndër të tjera se:

“Ju përgëzoj për përpjekjet tuaja për të bërë të mundur, që studentët të jenë në auditore për provimet. Duhet të investohet më shumë në teknologji, për t’ju garantuar aksesin e plotë online në procesin mësimor.

Jam i ndërgjegjshëm se disa kufizime të imponuara nga pandemia në procesin mësimor, kanë qenë dhe mbeten të domosdoshme për të parandaluar dhe penguar, përhapjen e infeksionit te nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët dhe familjet e tyre, sepse shëndeti dhe mbrojtja e jetës së tyre është prioritet absolut.

Por duhet të realizohen investime të domosdoshme në platforma teknologjike të avancuara, për të ruajtur dhe garantuar cilësinë e mësimdhënies, për të vazhduar formimin teorik, por dhe të specializuar, si dhe në veçanti për ushtrimin e domosdoshëm të praktikave laboratorike dhe klinike.

Është tepër e rëndësishme të sigurohet zhvillimi i praktivave mësimore, si dhe krijimi i të gjitha kushteve për t’u dhënë studentëve akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe pedagogëve për të dhënë provimet në auditore dhe zgjatur sezonin e provimeve.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Nga ana e tyre, rektorët e Universiteteve Publike në vend, por edhe profesorët e ftuar të Universitetit Amerikan, prezantuan para Kreut të Shtetit sugjerimet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimdhënies.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, z.Arben Gjata sugjeroi që, me afrimin e stinës së pranverës, studentët të rikthehen në auditore, duke zbatuar çdo masë efektive për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre. “Të gjithë studentët e mjekësisë dhe infermierisë e kanë të nevojshme të bëjnë praktikën, në spitalet e qyteteve ku banojnë, në mënyrë që të mbështesin edhe sistemin tonë shëndetësor për nevojat, që mund të ketë, në kushtet e pandemisë”, – u shpreh z.Gjata.

Rektor i Universitetit Bujqësor, z.Fatbardh Sallaku theksoi se, Universiteti Bujqësor ka shumë specifika që e bëjnë të detyrueshëm mësimin në klasë. Sa i përket sigurisë së cilësisë së procesit të provimeve, ai u shpreh se kanë rënë dakord, që rreth 80% e provimeve të zhvillohen online, ndërsa 20% e tyre në klasë.

Z.Skëndër Topi, Rektor i Universitetit i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani”, parashtroi se 90% e studentëve aktualisht marrin pjesë online. Por gjithashtu vuri në dukje faktin se, studentët në zonat ruale kanë pamundësi aksesimi në internet. Sipas tij, vështirësitë më të mëdha po ndeshin studentët e viteve të para, prania e të cilëve në auditore do të ishte lehtësuese.

Rektore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, znj.Suzana Golemi, theksoi nevojën, që studentët e viteve të para të ndjekin mësimin në auditore, si e vetmja masë efektive sipas saj, për të garantuar cilësinë e procesit mësimor. “Ky sugjerim vjen pas konstatimit të pamundësisë së studentëve, për të aksesuar mësimin online, ndërsa rikthimi në auditore do garantonte pjesëmarrjen e tyre në nivelin 75-80%”, – u shpreh znj.Golemi.

Ksanela Sotirofski, Rektore e Univesritetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, ishte e mendimit që shumica e provimeve të zhvillohen në auditore për një periudhe 2- 5 javore.

Ndërsa, z.Jonathan R. Alger, President i  Universitetit ‘James Madison’ në Virxhinia, në prezantimin e përvojës amerikane, vuri theksin në nevojën për mbrojtjen e shëndetit të studentëve dhe profesorëve, por pa anashkaluar nevojën për përmirësimin e metodave të edukimit për të maksimalizuar të mësuarit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni