Sport

Presidenti Meta: “Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë”

Për rezultatet e larta sportive, më 7 dhjetor 2018, Presidenti Meta e ka dekoruar peshëngritësin Briken Calja me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
Featured image of article: Presidenti Meta: “Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë”

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka vlerësuar si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, i cili u rendi i katërti në dygarësh, duke vendosur edhe një rekord të ri për Shqipërinë.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”,- shkruan presidenti Meta.

Vendi i katërt i peshëngritësit Briken Calja në Lojërat Olimpike të Tokios, është edhe rezultati më i lartë në historinë olimpike të sportit shqiptar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 7 dhjetor 2018, Presidenti Meta e dekoroi peshëngritësin Briken Calja me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: “Për rezultatet e shkëlqyera si ‘Kampion i Europës’ në sportin e Peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare”.

 

B.T (Dosja.al)

Shto Koment